Bizneset debitore në Tatime, Financat propozojnë amnisti fiskale
Borxhet e subjekteve private janë të mbartura që nga vitet ’90. Ministria, në plan faljen e më tepër se 500 milionë USD-ve të papaguara
Ervin Koçi
Amnistia fiskale. Kjo është kryefjala më e fundit që po përsëritet ditët e fundit në korridoret e Ministrisë së Financave dhe që ka lidhje me borxhet e bizneseve. Si të mos mjaftonte situata e vështirë ekonomike që vendi po kalon, administrata tatimore ka hasur në vështirësi të mëdha edhe përsa i përket vjeljes së borxheve të prapambetura që subjektet e biznesit i kanë asaj. Në këtë pikë ka ndërhyrë Ministria e Financave, e cila si zgjidhje të vetme për të mbyllur njëherë e mirë këtë mesele ka propozuar amnistinë fiskale. Kjo gjë është diskutuar vetëm pak ditë më parë nga një grup ekspertësh të Financave, në kushtet e vakuumit të masave për të gjitha bizneset vendase, të cilat mbartin borxhe që nga vitet ’90. Për këtë qëllim pritet që Ministria e Financave të organizojë të ashtuquajturën amnisti fiskale. Bëhet fjalë thjesht për një falje të të gjitha borxheve që eventualisht përgjatë kësaj periudhe rezultojnë si të paarkëtuara në arkën e administratës tatimore. Burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë me dije se “kjo ministri po shikon aktualisht mundësitë e një amnistie fiskale për detyrimet e viteve ’90, që mund të kualifikohen si të pashpresa për t’u arkëtuar, pasi kanë mungesë dokumentacioni apo të paidentifikuara”. Ky planifikim fiskal vjen pas kërkesave të shumta që biznesi ka bërë në adresë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë për çështjen e borxheve të prapambetura që mbarten nga bizneset kundrejt administratës tatimore.
Shuma e borxhit
Të dhënat e përgjithshme të administratës tatimore, të cilat flasin për borxhet e prapambetura që bizneset i kanë kësaj administrate, shuma e llogaritur i kapërcen 500 milionë dollarët. Sipas të dhënave të përgjithshme, borxhet e biznesit ndaj administratës llogariten në shifra edhe më të mëdha, të akumuluara në një periudhë të gjatë kohore. Këto borxhe konsiderohen të jenë krijuar edhe nga një masë e madhe biznesesh që sot nuk ekzistojnë më pasi kanë pushuar së vepruari gjatë këtyre viteve. Në mjaft raste konstatohet se subjektet e biznesit që mbartin borxhin nuk janë më, edhe pse mund të jenë si të verifikueshme si veprimtari të hershme. Në këto rrethana, realizimi i një amnistie fiskale apo sistemimi të gjithë kësaj mase borxhi, i cili figuron si i tillë prej afërsisht 15 vjetësh, konsiderohet si i domosdoshëm.
Pretendimet e biznesit
Përfaqësuesit e biznesit vendas i kanë kërkuar qeverisë shqiptare amnisti fiskale në kuadër të rregullimit dhe funksionimit konform ligjit të tregut shqiptar. Regjistrimi dhe njohja e këtyre bizneseve nga shteti shqiptar kërkohet domosdoshmërish nga përfaqësuesit e tregtarëve, pavarësisht mënyrës se si ai është ngritur. Në këtë amnisti përfshihet legalizimi i aseteve të palegalizuara dhe falja e detyrimeve tatimore të prapambetura. Biznesi kërkon gjithashtu që Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, si palë të interesuara, të arrijnë në një formulë të përbashkët dhe formalizuese për legalizimin e aseteve të kompanive. Në këtë mënyrë synohet arritja e një imperativi transparent, i cili do të reflektonte vlerën reale të bilanceve të realizuara nga biznesi. Me kristalizimin e një formule legalizimi të aseteve, si qeveria edhe bizneset do të ndodhen para fakteve, duke e bërë llogaritjen e bilanceve në mënyrën më të drejtë. Kjo do të rregullonte sistemin fiskal, duke bërë regjistrimin e çdo aseti në mënyrën e drejtë, gjë që do të ndihmonte në pagimin respektiv të çdo detyrimi tatimor nga ana e biznesit. Vetë qeveria nga ana e saj po e shqyrton seriozisht këtë kërkesë (legalizimin e aseteve të kompanive), si dhe faljen e çdo detyrimi tatimor të prapambetur nga biznesi gjatë gjithë këtyre viteve. Miratimi nga qeveria e kësaj kërkese shihet nga Ekzekutivi jo si një amnisti e pastër fiskale, por si një reformë e re legalizuese për biznesin në vend.
27 Mars 2008