Rama: “Po abuzohet me ndihmat për familjet e Gërdecit”
Kreu i PS-së denoncon mungesën e transparencës për kompensimet e familjeve të prekura. Rama: “Qeveria nuk ka vizion për të menaxhuar situatën”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzon qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha se po abuzojnë me fondet për kompensimin e familjeve që u prekën nga tragjedia dhe shpërthimet në Gërdec. Rama tha se kryeministri Berisha po e keqmenaxhon procesin e dëmshpërblimit të këtyre familjeve, ndërkohë që sipas tij nuk dihet fati i kontributeve financiare që mijëra shqiptarë dhanë për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tragjedia.
“Duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim, orë pas ore e ditë pas dite, ecurinë e punës së qeverisë për zbutjen dhe shërimin e plagëve të rënda që hapi në zonën e Gërdecit e të Vorës papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni që ka kapur në fyt këtë maxhorancë, konstatoj me keqardhje dhe shqetësim të thellë se nuk ka as plan dhe as transparencë për t’i kuruar këto plagë në kohën e duhur dhe në mënyrën më të efektshme. Kjo papërgjegjshmëri, kjo paaftësi e kjo kalbje deri në palcë prej korrupsionit, nuk mundëson asgjë tjetër përveç një shfaqje mediatike të qeverisë dhe një terapie krejt të pamjaftueshme për të kuruar ashtu si duhet plagët e rënda të tragjedisë së Gërdecit, për të cilat janë hapur edhe numra llogarie që askush nuk e di as sa kontribute janë thithur dhe as se si po trajtohen këto kontribute”, - tha kryetari i PS-së, Edi Rama.
Akuzat
Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë se është e paaftë për të menaxhuar krizën që shkaktoi tragjedia e Gërdecit, ndërkohë që ai përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Berisha dhe dorëzimin e imunitetit të tij. “Qeveria s’ka vizion, s’ka plan dhe s’ka drejtim për të trajtuar plagët e rënda që hapi në zonën e Gëredecit e të Vorës me papërgjegjshmërinë, paaftësinë e korrupsionin e saj të pashoq dhe, ç’është më e keqja, qeveria ka një kryeministër që duhet të japë dorëheqjen jo vetëm për t’u paraqitur përpara organeve të drejtësisë e për të sqaruar, jo nga pozitat e kryeministrit, por të deputetit pa imunitet, rolin dhe pozicionin e tij e të njerëzve të tij në zullumin e pashembullt që shpërtheu më 15 mars, duke marrë jetë njerëzish, duke shkatërruar qindra familje, prona e pasuri, por edhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie të aftë për të projektuar e realizuar rimëkëmbjen e familjeve dhe shtëpive të bombarduara në një mënyrë dhe një afat të arsyeshëm”, - tha Rama. Kryetari i PS-së deklaroi se qeveria po operon pa një plan të mirëfilltë të kompensimit të familjeve të dëmtuara. “Ku është plani i kompensimit të familjeve të dërrmuara moralisht e të rrënuara materialisht dhe mbi çfarë kriteresh po bëhet vlerësimi i këtyre dëmeve? Përveç ankthit dhe ngutit të kryeministrit për të falur dhe premtuar kuturu lekët e shqiptarëve, si të ishim në një nga fushatat e tij të turpshme, të premtimeve të pafundme elektorale, me të vetmin qëllim për të mbuluar me pasurinë tonë të përbashkët fajin e tij po aq tronditës sa edhe bomba e 15 marsit, si edhe një komiteti joserioz emergjence, që na kujton të tjera eksperienca të dështuara të së shkuarës”, - vijoi kreu i selisë rozë.
Buxheti
Kryetari i Partisë Socialiste vlerësoi solidaritetin që shfaqën të gjithë shqiptarët për të ndihmuar familjet e prekura nga tragjedia, ndërkohë që Rama denoncoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha për të prekur buxhetin e shtetit. “Me çfarë të drejte morale, kushtetuese dhe ligjore, kryeministri, që ka përgjegjësinë kryesore për këtë katastrofë, po udhëheq një dyndje të shtetit në xhepat e shqiptarëve nëpunës për të nxjerrë me pahir lekë ekstra, ndërkohë që fondi i emergjencës së buxhetit të këtij shteti është bashkëkontributi i këtyre shqiptarëve, të cilët po e paguajnë në këtë mënyrë dy herë, jo një fatkeqësi natyrore, por fatkeqësinë e të paturit në krye të një qeverie, që, pasi bombardoi qindra familje të pafajshme, po u merr lekë mijëra familjeve të tjera për të kompensuar dëmet e pallogaritshme të papërgjegjshmërisë, paaftësisë dhe korrupsionit të saj”, - tha Rama.
27 Mars 2008