E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e Romneit ne Cayman

Në Shtetet e Bahskuara të Amerikës duhen edhe më pak se dy muaj për zgjedhjet presidenciale, ku amerikanët do të vendosin nëse do të ribesojnë presidentit amerikan Obama apo do të zgjedhin Romnin. Por ky i fundit duket se është në qendër të debateve për shkak të refuzimit të vazhdueshëm për dekalrimin e pasurive. Një uebsajt amerikan ka publikuar këto ditë një dosier prej 950 faqesh me dookumente të rezervuara fiskale të kandidatit republikan. Dokumentet tregojnë për mjete të ndryshme financiare që përdoren nga kandidati republikan për të paguar më pak taksa në parajsën fiskale të ishujve Kajmen. «Brenda skemës së Romnit në Kejmen për të shmangur taksat, kështu hapet faqja e parë e këtij dosieri, që studion shoqatën e parë të themeluar nga Romni në vitin 1984 dhe që është drejtuar deri në vitin 1999 nga ai. NMdërkohë që po sipas këtyre dokumenteve ekzistojnë 21 entitete me emra të koduar ku Romni ka investuar të paktën 10 milion dollarë deri në vitin 2011. Më shumë se gjysma e këtyre shoqatave e kanë bazën në ishuj Kajmen. Po sipas këtyre të dhënave supozohet se pasuria e kanditatit republikan mund të jetë 250 milion dollarë. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë Romni ka deklaruar se arsyeja për ët cilën nuk e deklaron pasurinë e tij është sepse nuk dëshiron që njerëzit të marrin vesh se sa para i ka dhuruar kishës së tij, pasi kjo e fundit nuk e lejon një gjë të tillë. Për Romnin kjo është dicka shumë personale që ka të bëjë vetëm me të dhe me Zotin. Romni është një mormon i devotshëm, dhe ka folur gjithnja shumë pak për fenë e tij që mbetet e mistershme për shumë amerikanë. Por stafi i tij thuhet se e ka bindur Romnin që të flasë më shumë për këtë anë të tij në konventën republikane të Tampas në 30 gusht, kur dhe do të marrë dhe kandidaturën zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›