Terror ne Empire State Policia perjashton terrorizmin
Është përjashtuar pista e terrorizmit. Arsyeja e tragjedisë në Nju Jork, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dhjetë të tjerë duket se ka qenë një zënkë banale mes dy kolegëve dhe që ka përfunduar në tragjedi. Agresori një djalë I bardhë rreth të 20-ave, është qëlluar më pas nga agjentët e policisë. Viktima tjetër është nëj kalimtar I rastësishëm. Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes, porn ë bazë të tragjedisë është nëj zënkë mes kolegëve që më pas ka degjeneruar. Autori mendohet të jetë një nëpunës i zhgënjyer në një nga zyrat që ndodhen brenda ndërtesës së Empire State. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe agjentë ët FBI-së si dhe janë bllokuar rrugët kryesore. Sipas dëshmitarëve okularë agresori ka pasur një pistoletë të kalibrit të madh dhe më pas i ka qëlluar një personi duke marrë shenjë në kokë. Më pas ka nisur të qëllojë mbi kalimtarët e tjerë duke lënë të vdekur edhe një grua dhe duke shkaktuar panik në zonë. Menjëherë sapo kanë mbërritur agjentët e policisë ka filluar ndjekjen e agresorit për ta qëlluar më pas duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Manhatanit, në një periudhë turizmi dhe në një ga zonat më tërheqëse të qytetit, ku çdo vit vijnë 4 milionë vizitorë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Blumberg ka mbërritur në vendngjarje së bashku me shefin e policisë, rej Kelli. Blumberg i cili është themelues i një organizate që kërkon kontrolle më të rrepta për mbajtjen e armëve, pak minuta para ngajrjes ishte në një emision radiofonik ku shpjegonte rreziqet e shpërndarjes së armëve në vend, e sidomos në Nju Jork ku agjentët e policisë shprehen se ka të paktën një shkëmbim zjarri në ditë.