E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 53-vjeçari vret ish-shefin dhe plagos 9 kalimtarë në Manhatan

Gazeta Shqip

Një 53-vjeçar njujorkez, i papunë, ka vrarë sot ish-shefin e tij dhe ka plagosur nëntë persona të tjerë përpara kullës së njohur të kryeqendrës amerikane të biznesit, Empire State Building. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 (ora lokale, 15:00 në Shqipëri) dhe nga të dhënat e para mësohet se motivi ka qenë humbja e vendit të punës.

Autori, Jeffrey Johnson, 53 vjeç, i padënuar më parë, punonte si designer i aksesorëve për gra në kompaninë Hazan Import, e cila i ka zyrat pranë grataçelit. Ai ishte pushuar nga puna një vit më parë, por sot ishte rikthyer për të debatuar me ish-menaxherin e tij. Johnson e ka ndjekur ish-shefin në rrugë pranë pallatit simbol të Manhatanit dhe pas një grindjeje verbale, e ka qëlluar në fytyrë. Më pas ka nisur të qëllojë mbi turmën duke plagosur nëntë persona, mes të cilëve dy gra dhe shtatë burra.

Ai është qëlluar për vdekje nga policia, e cila ka ndërhyrë menjëherë sapo janë dëgjuar të shtënat e armëve. Më vonë policia pohoi se të shtënat skanë lidhje me terrorizëm, por që sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për person me çrregullime mendore.

24 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, 53-vjeçari vret ish-shefin dhe plagos 9 kalimtarë në Manhatan burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›