E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen këmbanat e kishës Vokopol

16/03/2012  Kanë dhe përmbajtje ari, vlera e tyre e paçmuar

Specialistët: Janë mbi 2 shekullore, pasuri

BERAT-Duket se barbarët e grabitjeve këtë radhë kanë vënë në shënjestër dy kambanat shekullore të kishës 700-vjeçare të fshatit Vokopol, 13 km në jug të qytetit të Beratit. Persona ende të paidentifikuar nga policia duke shfrytëzuar errësirën e natës dhe kohën e keqe kanë mundur të hyjnë brenda ambienteve të kishës në fshatin Vokopol dhe prej andej të mundin të grabisin dy kambanat edhe këto shekullore të kishës dhe të largohen në drejtim të paditur. Sipas burimeve nga banorë të këtij fshati, vjedhja e kambanave është zbuluar nga vetë apsali i kishës Mihal Prifti në momentin që ky i fundit ka shkuar për të kryer ritet fetare. I alarmuar për mungesën e dy kambanave apsali ka lajmëruar menjëherë priftin e kishës Kristaq Subashin dhe ky i fundit po i alarmuar ka shkuar në kishë dhe pasi ka verifikuar vjedhjen e dy kambanave, njëra prej të cilave mbi 2 shekullore ka lajmëruar policinë. Dy kambanat e kishës janë shekullorë madje njëra prej tyre është e para dy shekujve dhe thuhet se kanë dhe përmbajtje ari dhe se vlera e tyre shkon në miliona. S. Gorric

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›