Nju Jork, Rama konsultohet me kreun e FMN, Bell
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka takuar sot në Nju Jork kreun e misionit të FMN në Shqipëri, Gerwin Bell.
Në rrjetin social Twitter, Rama shprehet se me Bell ka patur një konsultim të kënaqshëm për politikat ekonomike në vend.
Në fokus të bisedimeve ka qënë sic pohon vetë Rama, ulja e borxhit publik.
“Konsulte shumë e kënaqshme në NY me Gerwin Bell nga FMN. Domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale. Në fokus, ulja e borxhit.
Një rishpërndarje e drejtë e të ardhurave, zhvillimi rural, arsimi profesional si bazë për nxitjen e investimeve prodhuese, tema të konsultës.
Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit, një nevojë që duhet trajtuar sa më parë”, citon rama ne Twitter.
(d.b/BalkanWeb)