Rrihen me grushte këshilltarët, plagosen 2
16/03/2012 Përplasja për kreun e qarkut, gjykata vendosi
FIER- Rrihen me grushte dhe sende të forta këshilltarët e Këshillit të Qarkut, mbeten të plagosur 2 këshilltarë socialistë. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur dje në ambientet ku zhvillohen mbledhjet e këtij këshilli, ku këshilltarë të PD-së janë përplasur verbalisht fillimisht me ata të PS-së dhe më pas është degjeneruar në dhunë fizike. Sipas policisë fierake, të plagosur janë Alket Sulaj dhe Flamur Buzi, këshilltarë të majtë.
Ngjarja
Dhuna në Këshillin e Qarkut të Fierit ka ardhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Fierit, e cila vendosi që kryetar i tij do të jetë përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Vangjel Ndreko.
Prej shtatorit të vitit 2011 në Fier bëhen seanca gjyqësore maratonë, pasi të djathtët pasi riformuluan ekuilibrat në këtë këshill vendosën shkarkimin e kryetarit të qarkut, si përfaqësues i majtë dhe zgjodhën përfaqësuesin e tyre. Ndërkohë gjykata e cilësoi pak ditë më parë këtë vendim si të paligjshëm. Kjo ka shkaktuar dje irritim te të djathtët. Përfaqësuesit e koalicionit të djathtë në këshill kanë dhunuar dy këshilltarë të majtë. Alket Sulaj dhe Flamur Buzi janë rrahur pas një debati me këshilltarët e PD-së. Artur Shehu u zgjodh në shtator të vitit që shkoi me 56 votat e këshilltarëve të djathtë nga 96 që janë gjithsej të zgjedhur të qarkut. Artur Shehu ishte kandidati që u përball me kandidatin e majtë Vangjel Ndreko në konstituimin e Këshillit të Qarkut më datë 21 shtator 2011, por që u konsiderua nga të majtët si shkelje pasi këshilli e kishte një kryetar.
Përplasja për kreun
Dhuna në Këshillin e Qarkut të Fierit, ka ardhur menjëherë pas vendimit të gjykatës së Fierit, e cila vendosi që kryetar i tij do të jetë përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Vangjel Ndreko.
Prej shtatorit të vitit 2011 në Fier bëhen seanca gjyqësore maratonë pasi të djathtët pasi riformuluan ekuilibrat në këtë këshill vendosën shkarkimin e kryetarit të qarkut, si përfaqësues i majtë dhe zgjodhën përfaqësuesin e tyre. Ndërkohë gjykata e cilësoi pak ditë më parë këtë vendim si të paligjshëm. Kjo ka shkaktuar dje rritim te të djathtët. Përfaqësuesit e koalicionit të djathtë në këshill kanë dhunuar dy këshilltarë të majtë. Alket Sulaj dhe Flamur Buzi janë rrahur pas një debati me këshilltarët e PD-së. Artur Shehu u zgjodh në shtator të vitit që shkoi me 56 votat e këshilltarëve të djathtë nga 96 që janë gjithsej të zgjedhurit e qarkut. Artur Shehu ishte kandidati që u përball me kandidatin e majtë Vangjel Ndreko.
Ish-komisionerët e proceduar
Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka paraqitur për gjykim pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë, procedimin penal ndaj 8 ish-komisionerëve të zgjedhjeve vendore të mbajtur më 8 maj të vitit 2011 në komunën Dajç. Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi dhe Gent Marku, akuzohen për kryerjen e veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve” të kryer në bashkëpunim. Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkelur ligjin duke nënshkruar vetë në listën e zgjedhësve, kanë plotësuar fletë votimi e kanë votuar në emër të zgjedhësve që nuk janë paraqitur për të votuar e që nuk kanë qenë as në Shqipëri. Sipas organit të akuzës, këta të pandehur duke qenë me detyrën e përpilimit, vlerësimit dhe ruajtjes së dokumenteve zgjedhor kanë paraqitur në këto dokumente zgjedhore të dhëna të pasakta e të pavërteta sikur në qendrën e votimit Nr.0699 janë paraqitur shtetas, të cilët në fakt nuk janë paraqitur.