Ekonomia humbet 300 mln euro/ vit nga shpërdorimi i energjisë
Tiranë- Shpërdorimi i energjisë elektrike gjatë këtij viti ka pasur një kosto prej 300 milionë eurosh. Kjo është shifra që sipas ekspertëve ka ardhur gjithmonë e në rritje pasi qeveritë kanë tentuar ta zgjidhin këtë ngërç por nuk kanë arritur asnjë rezultat.
Gjatë një takimi të organizuar nga Akademia e Studimeve Politike, ekspertë të njohur të ekonomisë u shprehën se shkak i kësaj humbjeje është moszbatimi i ligjit dhe mospërdorimi i materialeve që rrisin efiçencën e energjisë.
“Me 10% efiçencë, janë as më shumë, as më pak rreth 700 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit dhe 90 mijë ton nënprodukte nafte që importohen, të cilat do të konsumohen më pak, me 20% të rritjes së efiçensës së përdorimit deri në 1.4 miliardë kilovat/orë energji elektrike në vit dhe 180 mijë ton nënprodukte nafte”, tha Pajtim Bello.
Ndërsa arkitekti, Artan Shkreli deklaroi se mungojnë specialistët dhe organet që të kontrollojnë projektet.
“Nuk ekziston në zyrat urbanistike, në këshillin teknik të urbanistikës që miraton projektet, nuk ekziston absolutisht një numër njerëzish ose një specialist i vetëm që të bëjnë kontrollin e projekteve”, – deklaroi Shkreli.
Sipas tyre e vetmja zgjidhje e këtij problemi është përdorimi i subvensioneve nga qeveria përmes një fondi ekstrabuxhetor.
“Fondi i eficensës së energjisë duhet të krijohet, që të jetë jashtë linjës së buxhetit. Nëse është brenda kësaj linje nuk ecën”,- tha ish-kryetar i AKE-s,Besim Islami.
Pas rezultateve të kësaj tryeze do të hartohet një dokument dhe do ti dërgohet për shqyrtim Kuvendit, në mënyrë që të pasqyrohet në ligj.
Shkrime të tjera me interes:
- Berat, rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike Berat- Rikthehen ndërprejet e enërgjisë në Berat dhe Kuçove. Sipas...
- Gjirokastër- Ilaçet po hidhen në mbeturina, prishen nga mungesa e energjisë Gjirokastër- Teksa shtabet e emergjencave furnizojnë me medikamente nga toka...
- Abuzime me mbifaturimin e energjisë Tiranë – Një qytetar denoncon se i kanë faturuar energji...