Bizneset e yjeve të La Ligës

Futbollistët e La Ligas përdorin mënyra të ndryshme të shpenzimit të parave që i fitojnë me ekipet e tyre. Shumica prej tyre janë milionerë dhe paratë duhet t’i harxhojnë diku. Disa vendosin të hapin biznese të tyre, disa i shfrytëzojnë ato për qejfe tjera.
Cristiano Ronaldo është një adhurues i klubeve të natës, Andres Iniesta dhe Sergio Ramos janë ‘maniakë’ pas verërave etj. Pavarësisht krizës ekonomike dhe rritjes së taksave që ka prekur xhepat e spanjollëve, por jo vetëm, këta futbollistë qarkullojnë qindra e mijëra dollarë në veprimtari të tilla si pasuri të patundshme ose të luksit, ku shpeshherë investojnë para të mëdha.
Por, gjithashtu ata nuk kursehen edhe në biznese. Mbrojtësi Ramos, në bashkëpunim me toreadorin Jose Maria Manzanares, kanë vendosur të hapin një kompani në Sevillë me qëllim ofrimin e 100 vendeve të punës. Biznesi në fjalë do të jetë një “alla market” i njohur si “San Pedro Market”.
Në korrik, sulmuesi Ronaldo njoftoi hapjen e një klubi nate në pronësi të tij ‘Seven’ në Algarve të Portugalisë. E ka quajtur “Shtatë” prej numrit që mban në fanellë. Në fakt, ende nuk është përuruar, por ylli i Real Madridit ka parashikuar dy zona, një për figurat e zakonshme publike dhe një për VIP-at.
Sa i përket kapitenit të Real Madridit, portierit Casillas, ai është i njohur me investimet në botën e tullave. Në total, më shumë se 20 prona mbajnë emrin e tij dhe atë të shoqërinë ‘Ikerca’. Të vetmit që mund t’i konkurrojnë në qarkullim ‘Los Galacticos’ janë futbollistët e Barcelonës.
Shembulli më i mirë është Lionel Mesi, i cili në muajin mars, sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe, figuronte si futbollisti më i paguar në botë (33 milionë në vit). Ylli argjentinas është partner me të atin në shoqërinë “Limecu” me objektiv: blerje dhe shitje me qira në zona rurale dhe urbane.
Ndërsa mesfushori Iniesta është fokusuar te verërat. Nëntë vjet më parë, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë kishte blerë vreshta dhe tashmë administron një kantinë vere në qytetin e tij Fuentealbilla (Albacete.