Mutu sfidon Ibrahimoviçin
Adrian Mutu ka paralajmëruar rivalët nga Ligue 1 se do të paraqesë kërcënim më të madh se Zlatan Ibrahimoviç, derisa përgatitet për finalizimin e transferimit në Ajaccio.
Mutu, 33 vjeç, pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin francez. Ish sulmuesi i Chelseat dhe Juventusit mezi pret fillimin e aventurës së re në Francë dhe beson se mund të shfaqet me i rrezikshëm se rivali nga Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviç në garë për Këpucën e Artë në Ligue 1.
“E njoh mirë Zlatanin, e kam shok”, tha Mutu për RMC. “Ne do të jemi rivalë, por nga distanca. E pranoj sfidën se kush do të shënojë më tepër. Edhe pse ai është në një skuadër më të mirë, nuk paraqet problem për mua. Do të vija bast”, u shpreh rumuni.