Zeniti, 10 milionë funte për Arshavinin

Zenit St Petersburg është i gatshëm të ofrojë 10 milionë funte për sulmuesin e Arsenalit, Andrei Arshavin.
31 vjeçari kaloi një periudhë të suksesshme si huazim te Zenit për pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe pritej të konfirmonte qëndrimin në skuadrën nga vendlindja, pasi Arsenali shprehu gatishmëri për shitjen e tij. Tani duket se marrëveshja mund të finalizohet pas indikacioneve se Zeniti është duke përgatitur ofertë për Arshavinin.
Futbollisti shtoi spekulimet për rikthim në Zenit pasi fundjavën e shkuar udhëtoi drejt St Petersburgut në atë që nga këshilltarët e tij ishte përshkruar si “udhëtim pune”.