Tottenhami insiston për Damiaon

Drejtuesit e Tottenhamit besojnë se mund të realizojnë transferimin e sulmuesit të shumëkërkuar të Internacionalit, Leandro Damiao para mbylljes së këtij afati kalimtar të verës dhe nuk tërhiqen nga çmimi i tij prej 20 milionë funtesh.
Klubit londinez më herët gjatë kësaj vere iu refuzua një ofertë për reprezentuesin brazilian, por, sipas medieve angleze, kryetari Daniel Levy është duke përgatitur një ‘sulm’ të ri për blerjen e Damiaos.
Menaxheri i ri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka kërkuar përforcime në repartin sulmues të filluara me ardhjen e Emmanuel Adebayor, kurse Damiao shihet si objektivi i radhës.