Para Cassanos, Interi kërkoi Quagliarellan

Interi konsideroi paraqitjen e një oferte për sulmuesin e Juventusit, Fabio Quagliarella para transferimit të Antonio Cassanos nga Milan, ka njoftuar menaxheri i tij, Beppe Pozzo.
“Interi mendoi seriozisht për shkëmbimin e Giampaolo Pazzinit me Quagliarellan”, deklaroi Bozzo për Sky Sport Italia. “Por, Juventusi nuk deshi që Quagliarella t’i bashkohej një rivali të drejtpërdrejtë. Interesimi nga Milan? Ishte vetëm një bisedë”, u shpreh ai.
Në vend të Quagliarellas, Interi shkëmbeu Pazzinin me Cassanon si dhe përfitoi 7 milionë euro të tjera nga Milani.