E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli e do Sturridgen

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka filluar përpjekjet e reja për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Daniel Sturridge, kanë njoftuar mediet angleze.

Burime të afërta me klubin nga Anfield Road kanë njoftuar rrjetin ESPN se Rodgers ka shprehur interesim për Sturridgen prej kur mori drejtimin e Liverpoolit gjatë kësaj vere. Sturridge nuk konsiderohet titullar i sigurt në ekipin e Roberto di Matteos dhe Rodgers beson se mund ta sjellë në Anfield Road para mbylljes së afatit kalimtar.

Më herët, 22 vjeçari ishte kërkuar edhe nga Inter, por Liverpooli dhe qëndrimi në Premierligë përfaqësojnë joshje më të madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›