Gjelbërim, për Ditën e Evropës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës së Evropës, ka bërë përurimin e rregullimit të gjelbërimit dhe mbëltimin e fidanëve në lagjen “Ulpiana”.
Mustafa ka thënë me këtë rast se përmes rregullimit të ambientit plotësojmë një kusht të rëndësishme që të bëhemi sa më parë pjesë e Evropës së bashkuar. Mustafa tha se në suazat e aktivitet që po shënohen sot në Prishtinë për Ditën e Evropës, është parë e arsyeshme zhvillimi i aktivitetit për mbëltimin e fidanëve, si simbolikë e paqes dhe e bashkëpunimit të komunikimit dhe shoqërimit të njerëzve.
Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës ka investuar mjaft në sipërfaqe të gjelbëruara, të cilat do t’i shndërrojë në parqe të qytetit.
“Kemi investuar mjaft shumë në këtë pjese të qytetit dhe shpresojmë që janë të kënaqur edhe qytetare, dhe përmes kësaj edhe të japim sinjalet që ne do të fillojmë të rregullojmë ambientit, përmes së cilit do të plotësojmë një kusht të rëndësishme, që ne të bëhemi pjesë e Evropës”, tha ai.
Dita e Evropës mbahet çdo vit më 9 Maj, dhe njihet si një festë e paqes dhe unitet në Evropë. Kjo festë gjithashtu njihet si dita e Robert Shuman.