E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi bujqësor, 1 për qind rritje

Kriza

Rendimenti i sektorit bujqësor në vend rezulton në shifra tepër modeste. Vlera e shtuar nga sektori bujqësor në prodhimin e brendshëm bruto shënoi një normë vjetore rritëse rreth 1.7 për qind dhe një kontribut pozitiv prej 0.2 pikësh përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2009. Të dhëna zyrtare më të detajuara nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, dëshmojnë për një rritje vjetore të prodhimit bujqësor21 me rreth 1 për qind gjatë vitit 2009. Kjo normë ishte 4 pikë për qind më poshtë se një vit më parë. Kontribuuesi kryesor në rritje është dega e blegtorisë.

Megjithatë, ekspertët e sektorit parashikojnë për vitin 2010 një përmirësim të prodhimit bujqësor, drejtuar kryesisht prej prodhimit të lidhur me pemëtarinë. Në dy vitet e fundit qeveria e ka rritur fondin mbështetës për fermerin përmes politikave subvencionuese, por sërish vërehet ngërç, pasi problemi për bujqësinë qëndron tek aftësia menaxhuese dhe marketingu për shitjen e produktit. Shumë fermerë ankohen se mungon linja që e çon produktin te konsumatori final, ndërsa importuesit e kanë më të kollajtë gjetjen e tregut.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›