E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT, ndryshojnë kreditet për kalimin e viteve

Universiteti i Tiranës ndryshon rregulloren e studimeve, për pjesën që ka të bëjë me kalimin e studentëve nga një vit në tjetrin. Këto ndryshime që dje janë miratuar edhe nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës (UT) janë marrë pas protestave të bëra në fillim të këtij viti akademik, por edhe vjet nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Ekonomisë. Sipas ndryshimeve të bëra në rregulloren e studimeve, tashmë kalimi nga viti i 1-rë në të 2-in bëhet kur studenti ka marrë të paktën 20 kredite dhe jo 30, sikurse ishte më parë. Po ashtu, kalimi nga viti i 2-të në të 3-in bëhet kur studenti ka marrë të paktën 60 kredite dhe jo 90. Gjithashtu është shtuar edhe një sezon provimesh të mbartura që është tetori, si dhe më shumë lehtësira për studentët që janë në prag diplomimi dhe s’kanë mundur t’i mbyllin të gjitha provimet. Mësohet se ndryshimet janë miratuar në mënyrë kolegjiale nga të gjithë anëtarët e Senatit akademik dhe dekanët e fakulteteve, me përjashtim të 2 votave abstenim dhe një kundra e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›