PD: Rama i merzitur me paktin, kercenon me bllokim Rozeta Rapushi
Mazhoranca hodhi poshte dje te gjitha pretendimet dhe akuzat e bera dje nga Partia Socialiste se po zvarrit zevendesimin e nje deputeti socialist ne Kuvend. Ne nje reagim publik, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, beri te qarte dje, se nuk ka dhe as nuk do te kete tendence per te ngadalesuar apo per te privuar seline roze nga mandati qe i takon. Madje, Topalli shtoi se kercenimet e bera nga kreu socialist per rikthim te bllokimit, nuk jane gje tjeter vecse natyre e tij. “Nese zotit Rama i eshte merzitur marreveshja dhe po kercenon me rikthimin e politikes se bllokimit, qe eshte dhe natyra e vetme e Edi Rames, ai duhet te mbaje parasysh se marreveshjen nuk e ka per hir te mazhorances”, - beri te qarte Topalli pak kohe pas qendrimit dhe paralajmerimit te bere nga kreu socialist se nje m,gje e tille kercenon marreveshjen mes paleve. Kryetarja e cilesoi akuzen e Rames thjesht qesharake dhe e pabaze, sepse disa jave me pare, KQZ ka vendosur zotin Gjon Bardhi si personin qe i takon mandati i deputetit. Sipas saj, gjate kesaj kohe, PS ka pasur mundesi ta ankimoje kete vendim ne Gjykaten e Apelit, gje qe PS nuk e ka bere. Nga ana tjeter, Topalli reagoi duke shtuar se kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci, ka ngulur kembe se vendimi i KQZ-se eshte i paligjshem, antikushtetues dhe se mandati eshte i pavlefshem. Madje, ajo shtoi se ishte Ruci qe i kerkoi Kryetares se Parlamentit ta shpalle jo kushtetues vendimin e KQZ, ne nje kohe kur kete autoritet nuk e ka as Keshilli, as Kryetarja, por vetem Gjykata Kushtetuese. “Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duhet ta mesoje njehere e pergjithmone se ne nje shtet demokratik asnje institucion nuk mund te marre atributet e nje institucioni tjeter. Gjithashtu, eshte i padiskutueshem fakti se ky mandat i perket PS, por modalitetet duhet te jene vetem ligjore”, - shtoi Topalli. Sipas saj, duke qene se anetare te ndryshem te te dy forcave politike kishin mendime te ndryshme, palet u ftuan te konsultohen dhe te kontribuojne me vullnet te mire dhe me maturi ne gjetjen e modaliteteve ligjore per rastin ne fjale. “Nese zotit Rama i eshte merzitur marreveshja dhe po kercenon me rikthimin e politikes se bllokimit, qe eshte dhe natyra e vetme e Edi Rames, ai duhet te mbaje parasysh se marreveshjen nuk e ka per hir te mazhorances”, - beri te qarte Topalli. Kryetarja e Kuvendit vleresoi se anetaret e Keshillit kane bere diskutime te pergjegjshme dhe se eshte e kenaqur qe konsultimet per gjetjen e modaliteteve ligjore po vazhdojne. Nderkohe, ajo shtoi se ky proces po karakterizohet nga transparenca maksimale.
PROCESVERBALI
Zbardhen te plota debatet e gjata per mandatin e PS ne Keshillin e Rregullores
Arenca Trashani – Ju sugjeroj t’i kerkojme nje mendim Gjykates Kushtetuese per kete precedent qe na eshte krijuar. Pavlefshmerine e ka Gjykata Kushtetuese.
Gramoz Ruci – Se pari, ne nuk kemi te drejte t’i drejtohemi gjykates. Se dyti, jam plotesisht dakord me zonjen kur thote se mandati qe i ka dhene KQZ-ja eshte i pavlefshem. Pikerisht, kete duhet te themi ne dhe t’i terheqim vemendjen. Mandatin e pare ia ka dhene KQZ-ja. Edhe mandatin e dyte ia ka dhene KQZ-ja. Kjo e fundit eshte ne shkelje te ligjit, edhe sikur ai te mos kishte zbatuar listen. E dyta, ai e ka bere doreheqjen. Ose KQZ-ja s’ka marre parasysh doreheqjen. Ta gjykoni kete problem per te mbajtur peng nje mandat, ky me duket absurditeti me i madh qe mund te ndodhte. Megjithate, ja ku jeni, cojeni ne Kuvendin e Shqiperise. Atij nuk i jepni dot mandat, sepse ai ka dhene doreheqjen. Nuk ben betimin sipas ligjit qe lexuat. Ai nuk pranoi ta beje betimin. Ai nuk eshte deputet. Ai nuk ka mandat.
Jozefina Topalli – Zoti Ruci thote se ai nuk ka mandat. Ne shkresen e KQZ-se me nr. 35, date 19.01.2012, thuhet: Bashkelidhur po ju dergojme vendimin nr. 2 te KQZ-se per dhenien e mandatit te deputetit te Kuvendit kandidatit te radhes te listes shumemerore te Parise Socialiste ne Qarkun e Durresit, per plotesimin e vendit vakant, i njoftuar nga Kuvendi. Cfare do te bej une?
Gramoz Ruci – Ne do t’i themi KQZ-se se ky vendim qe keni nxjerre eshte i pavlefshem, sipas nenit te Kushtetutes qe thote: “Kur kandidati nuk e pranon mandatin dhe paraprakisht ka bere shkrese”. Kur ju i keni dhene nje mandat atij zoterie, edhe sikur ai te mos kishte bere shkrese, ju duhet ta therrisnit dhe ta pyesnit, cilin mandat do te mbani, zoteri, kete apo kete tjetrin? Kete duhet te beje KQZ-ja.
Jozefina Topalli – Problemi eshte se Kushtetuta ne nenin 71, germa “c” thote: “Kuvendi nuk e ka kete te drejte”. Kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjidhshmerise ose papajtueshmerise se parashikuar, ne nenet 69 dhe 70, paragrafi 2 dhe 3, duhet t’i drejtohesh atij.
Gramoz Ruci – Kujt?
Jozefina Topalli – Gjykates Kushtetuese, sepse une nuk e kam kompetencen te bej interpretimin.
Gramoz Ruci – Nuk thote kete. Ne nen thuhet se mandati qe eshte dhene eshte ne shkelje te plote te Kushtetutes dhe te Kodit Elektoral. Vendimi qe ka nxjerre KQZ-ja eshte ne kundershtim te plote me Kodin dhe Kushtetuten.
Jozefina Topalli – Kush ma jep mua kete kompetence?
Gramoz Ruci – Neni perkates.
Jozefina Topalli – Cili?
Gramoz Ruci – Neni perkates.
Jozefina Topalli – Zoti Ruci, ju thoni se vendimi i KQZ-se eshte ne kundershtim me ligjin dhe me Kushtetuten. Nga ana tjeter me thoni doreheqjen e zoterise. Doreheqje nga cfare, sepse ju po thoni se nuk ekziston ai mandat?
Gramoz Ruci – Ne qofte se KQZ-ja do te kishte pasur parasysh zbatimin e ketyre neneve, nuk do ta kishte marre kete vendim.
Jozefina Topalli – Une nuk jam ne gjendje te gjykoj KQZ-ne, sepse une, si parlament, nuk e kam kompetencen per te zgjidhur pavlefshmerine.
Gramoz Ruci - Sepse ne jemi perballi nje rasti, qe per mua eshte i paprecedente. Ndoshta ju dini ndonje rast tjeter, por per mua, personalisht, eshte i pari.
Damian Gjiknuri – Eshte pak qesharake te flasesh, sepse eshte marre ky vendim. Eshte absurde te besh argumente juridike per gjera qe nuk jane, sepse, te pakten, ata qe e dine kete pune thone se ka mospajtim mandati. Domethene, kur nje njeri ka nje mandat, por merr edhe nje tjeter, ai ka te drejte te zgjedhe njerin prej tyre. Pra, ky person eshte zgjedhur kryetar bashkie dhe nuk ka doreheqje ne liste. Lexojeni kodin, a ka mundesi te heqesh dore nga lista?
Jozefina Topalli – Me shpjegoni pjesen e pare, sepse ndoshta keni te drejte. Ju thate se ne ligj thuhet qe kur ke dy mandate, ka mundesi zgjedhjeje. Me thoni se ku eshte e shkruar?
Damian Gjiknuri – Njeriu thellohet duke degjuar.
Jozefina Topalli – Na thelloni per te na ndihmuar. Ma gjeni se ne cilin nen te Kushtetutes apo te ligjit thuhet se personi mund te zgjedhe kur ka dy mandate cilin mund te mbaje.
Damian Gjiknuri – Ligji kushtetues eshte bere per heqjen dore si kryetar bashkie perpara kandidimit per deputet per punen e barazise se gares. Pra qe te mos ndikohej ne gare. Ne kete rast zoteria ka hedhur kandidaturen per deputet, ka qene kryetar bashkie, vazhdon jeten e tij si gjithe te tjeret, nuk zgjidhet deputet vazhdon punet e tjera.
Jozefina Topalli – Do te vazhdonte te ishte kandidat ai.
Damian Gjiknuri – Nuk ka status kandidat, sepse mbaroi gara. Njeriu eshte ne punet e tij. Cim Babasi ishte ne biznesin e tij, ka kundershtim me Kushtetuten, apo jo?
Jozefina Topalli – Ishte kryetar bashkie Cim Babasi dhe nuk kishte kandidat te dyte.
Damian Gjiknuri – Po te ishte per papajtueshmeri ushtrimi detyre te deputetit, ajo eshte shumefunksionale. Kodi Zgjedhor thote: “Nuk ka marreveshje per te hequr dore paraprakisht nga mandati”. Domethene, kur je kandidat ne liste nuk mund te besh doreheqje paraprake ose me pas, pa ardhur koha per t’u bere deputet. Ne momentin kur i vjen koha per t’u bere deputet e pyet nese e pranon, apo jo, sepse nuk ta jep njeri mandatin me zor. Edhe ju neser mund te kandidoni per Presidente, mund te zgjidheni e tille. Do te jepni doreheqjen nga mandati i deputetit, apo doni qe edhe juve t’ju shkoje ceshtja ne Gjykaten Kushtetuese?
Jozefina Topalli – Do te me kesh Kryetare Parlamenti deri ne fund.
Damian Gjiknuri – Ka pasur edhe persona te tjere qe kane kandiduar dhe kane nje mandat, por...
Jozefina Topalli – Jo, jo flisni me ligj dhe me Kushtetute.
Damian Gjiknuri – Ligji e ka te percaktuar qarte, ai thote: “kandidati i radhes”. Ky kandidat zgjedh nje pune tjeter, po te doje te beje cirk, ben.
Jozefina Topalli – Ai eshte kandidat.
Damian Gjiknuri – Edhe ato puna e te mira qe beni po i hidhini ne ere per cikerrima. Per nje plesht po digjni jorganin.
Jozefina Topalli – Do ta lexoj me vemendje kete arsyetim prej juristi qe bere.
Gramoz Ruci – Neser, njeri nga ne, nuk po ju drejtohem juve, qe jeni lancuar mediatikisht si nje kandidate potenciale per Presidente...
Jozefina Topalli – Kush e tha?
Gramoz Ruci – Media.
Jozefina Topalli – Ju keni ngritur nje komision, ne fakt.
Gramoz Ruci – Eshte njeri nga ne.
Jozefina Topalli – Si i beni ju me komision?
Gramoz Ruci – Ju jeni kandidate, ose une, ose tjetri. A do te japesh doreheqjen si deputete?
Jozefina Topalli – A e keni te shkruar ne Kushtetute per keto raste? Ne qofte se eshte e shkruar, thuheni.
Gramoz Ruci – Cfare jane keto?
Jozefina Topalli – Jo, jo une flas me Kushtetute, jo me endrra.
Gramoz Ruci – Perfundimisht dy jane alternativat: ose ne kundershtim me Kushtetuten dhe me ligjin t’ia kaloni parlamentit dhe ai perseri do te thote te njejten gje ne zbatim te Kushtetutes, qe nuk pranon te beje betimin dhe nuk eshte deputet dhe do te vazhdoje lista, ose t’ia ktheni KQZ-se dhe ajo brenda javes sjell kandidatin tjeter.
Jozefina Topalli – Cfare t’i kthej KQZ-se?
Gramoz Ruci – T’i ktheni vendimin, sepse eshte ne kundershtim me Kushtetuten.
Jozefina Topalli – Une, parlamenti, t’i them KQZ-se se e keni gabim, por une nuk e kam kete kompetence, sepse po ta kem e bej. Nuk e kam kompetencen t’i thek KQZ-se qe e keni gabim, sepse i bie qe te kthej 140 mandate.
Gramoz Ruci – Ne jemi me te drejta te barabarta, apo jo?
Jozefina Topalli – Ju po me thoni qe une te kthej mbrapsht...
Gramoz Ruci – Ne po ju themi mendimin tone, vendimi i KQZ-se eshte ne kundershtim me kodin dhe me Kushtetuten, prandaj le t’ia kthejme dhe t’i themi se personi qe na keni derguar ju ka dhene doreheqjen, sepse ka nje mandat si kryetar bashkie. Prandaj zbatoni listen ne radhe.
Jozefina Topalli – Zoti Ruci, une po ju ndjek, sepse dua te arsyetoj. Problemi eshte se une nuk jam Kryetare e Gjykates Kushtetuese, por e Parlamentit.
Gramoz Ruci – Por, ne jemi Keshilli i Rregullores dhe interpretojme Rregulloren e parlamentit dhe Kushtetuten.
Jozefina Topalli – Po, por jo vendimi e tyre. Po te isha Gjykate Kushtetuese, ndoshta keshtu do te kisha bere.
Gramoz Ruci – Objekti te thote se une nuk e pranoj kete mandat.
Jozefina Topalli – Ky eshte vertet nje rast i paprecedente. Une nuk kam pare dhe nuk kam hasur me pare ne nje rast te tille.
Ilir Rusmali – Une dua te kundershtoj pak zotin Ruci dhe besoj se me kete qe do te them do te jete dakord edhe zoti Gjiknuri. Vendimi i KQZ-se nuk eshte i paligjshem, eshte i ligjshem dhe eshte ne fuqi, sepse ky vendim, nga subjektet qe e konsiderojne ate te paligjshem, mund te ankimohet ne Kolegjin Zgjedhor brenda nje muaji. Per sa kohe qe PS-ja nuk e ka animuar brenda nje muaji do te thote se eshte i ligjshem dhe eshte ne fuqi.
Kastriot Islami – Ne vijim te kesaj qe tha zoti Rusmali, une dua te them se ndoshta ekziston edhe nje situate tjeter. Po te lexojme Kushtetuten me vemendje, do te veme re se ka nje mospajtim mandati ndermjet atij te kryetarit te komunes ose te bashkise dhe mandatit te kandidatit per deputet, por, ne renditjen kohore, kur dikush eshte kryetar, nuk mund te jete edhe kandidat per deputet. Vendimi qe ka marre KQZ-ja eshte per mua i paqarte, ndaj kerkon nje lloj interpretimi.