E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset, më shumë kërkesë për standardet

16/01/2009  Drejtoria e Standardizimit

Bizneset shqiptare kanë shtuar kërkesën për standardet. Sipas të dhënave të Drejtorisë së përgjithshme të Standardizimit nga muaji tetor deri në dhjetor të vitit të kaluar u shitën 514 standarde, pjesa më e madhe evropiane. “Rreth 400 specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme angazhohen çdo vit si pjesë aktive e procesit të adoptimit të standardeve”, - shprehen burime të DPS-së. Kjo drejtori në varësi të nevojave të tregut, rishikon politikat e çmimeve dhe ia propozon Ministrisë së Financave për miratim. “Çmimet e standardeve Shqiptare janë afërsisht sa 30 për qind e çmimeve të standardeve ndërkombëtare, ndërkohë që si rezultat i kërkesave në rritje nga biznesi vendas për të prodhuar dhe shërbyer sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fuqi numri i standardeve të shitura nga viti në vit ka ardhur duke u rritur”, - theksojë burimet. Ndër standardet më të kërkuara në botë është standardi ndërkombëtar ISO 9001 për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, i cili është përdorur nga mbi 1 milion organizata në 154 vende të botës, ndërsa standardet më të kërkuara në Shqipëri janë standardet e ndërtimit, të naftës dhe benzinës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›