Zonat malore, 9.2 milionë dollarë kredi për programin
16/01/2009 Financat, marrëveshje me IFAD-in
Rreth 9.2 milionë dollarë do të shkojnë për programin e zhvillimit të zonave malore. Kjo do të bëhet e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë mes Ministrisë së Financave dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë. Marrëveshja u nënshkruar dje nga ministri Ridvan Bode dhe Henning V. Pedersen, në emër të IFAD-it. Programi i quajtur “Malet drejt tregut” synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e aksesit drejt tregut të të gjitha zonave malore. Për të krijuar mundësinë e një zhvillimi të qëndrueshëm në terrenet malore programi po vepron në dy drejtime. Së pari, në përmirësimet thelbësore infrastrukturore të zonave të izoluara, përmes asfaltimit dhe rritjes së përshkueshmërisë së tyre me infrastrukturë rrugore. Së dyti, përmes asistimit, ndihmës dhe nxitjes me sistemin e kreditimit, me një koncept tërësisht drejt tregut.
Programi do të zbatohet në katër qarqe malore veriore Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, të cilët kanë nivelin më të lartë të varfërisë në vend. Kostoja e përgjithshme e programit llogaritet në rreth 18 milionë dollarë, nga të cilat 9.2 milionë janë kredi e IFAD, 2.4 milionë dollarë do të jepen nga Qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga përfituesit. Programi është pjesë e planeve të Qeverisë për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme varfërinë për zonat malore dhe të izoluara.