E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërohen 214 729 kredi në bankat e vendit

16/01/2009  Regjistri

Plot 214.729 kredi janë regjistruar në regjistrin e Kredive që prej datës 3 janar 2008. kjo është dita kur ka regjistër nisi funksionimin. Në të shënohen të dhëna për kredimarrësit, personat e lidhur dhe kolateralet e vëna si garanci për kthimin e kredisë. Sipas burimeve të Bankës së Shqipërisë, ky regjistër është baza elektronike e të dhënave për kredimarrësit e sistemit bankar. Janë vetë bankat që hedhin në regjistër portofolin aktiv të kredive çdo ditë me të dhëna për kreditë e reja. Bashkë me të dhënat përditësohen në fund të çdo muaji statusi i shlyerjes së kredive. Këto të dhëna, pozitive apo negative për kredimarrësin ruhen në regjistër për 5 vjet. Në të shënohet shuma e kredisë, shlyerjet e saj, shumat e vonuara, garancitë e vëna për të, të dhëna për linjat e kredisë ku kredimarrësi është person i lidhur, historiku i statusit të kredisë për dy vitet e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, sistemi informatik do të zgjerohet në të ardhmen duke përfshirë institucionet e mikrofinancës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›