Bizneset në krizë, qeveria vjel gjobat
Bizneset janë në krizë likuiditetesh, si mungesë e kreditimit, por pavarësisht kësaj, qeveria vijon të grumbullojë të ardhura nga gjobat dhe sekuestrimet. Pa marrë në konsideratë nevojën që kanë subjektet taksapaguese për më shumë lehtësi, tatimet dhe doganat japin ndëshkimin aty ku vërehen raste të shkeljes së ligjit "Për procedurat tatimore". Mësohet se për tre muajt e parë të vitit 2009, Ministria e Financave ka futur në arkën e shtetit rreth 6 milionë dollarë të ardhura nga gjobat dhe dividendi. Për herë të parë, ministria nuk ka pranuar ta ndajë zërin e gjobave në vete, duke i vendosur në tabelën fiskale dhe të shpenzimeve, të dyja bashkë. Situata bëhet edhe më e vështirë për biznesin në një kohë që mungon Gjykata Administrative, institucioni që do të gjykonte vendimet e tatimeve dhe doganave, për raste të apeluara nga privati.
Vetëm për vitin që lamë pas, nga tatimet dhe doganat janë vjelë të paktën 16 milionë dollarë gjoba, të vendosura ndaj biznesit. Shumë prej subjekteve private ankohen se nuk mund t‘i apelojnë vendimet administrative, përveçse në Komisionet e Apelimit të tatimeve ose të doganës, pasi ai i Ministrisë së Financave nuk funksionon më. Me futjen në fuqi të ligjit të "Për procedurat tatimore", shkalla e ndëshkimit u bë më e madhe, ndërsa roli i inspektorit tatimor në raport me biznesin u rrit.
Në këtë kohë krize, kur bankat kanë shtrënguar kreditë dhe biznesi nuk ka mundësi të zgjerojë aktivitetin privat, ndëshkimet që i jep qeveria, me të drejtë ose jo, nuk janë të përshtatshme. Aktualisht biznesi kur gjobitet ankohet vetëm në tatime ose në doganë, dhe nëse e humbet, çështjen e çon në Gjykatën e Shkallës së Parë. Por para se ta ankimojë, biznesi duhet të paguajë më parë detyrimin, pavarësisht se çfarë vendimi do të japë gjykata. Për këtë shkak, u kërkua ngritja e Gjykatës Administrative, e përbërë nga ekspertë të fushës dhe ku vendimet, nuk do të ndikoheshin nga konflikti i interesit.
Dështimi
Amnistia,
pa rezultat
Po mbyllen dy muaj nga skadimi i afatit të amnistisë fiskale dhe ende nuk ka një të dhënë zyrtare rreth efektit financiar, si për shtetin, ashtu dhe për biznesin. Ministri i Financave, i pyetur nga media një muaj nga përfundimit të afatit, tha se shumë shpejt do të bëhen të ditura shifrat. Në ministri nuk paraqiten të dhëna sesa gjoba të vjetra janë mbledhur dhe sa biznese kanë përfituar. Nga tatimet dolën të dhëna paraprake se u arkëtuan 1 miliard lekë gjoba dhe kamatëvonesa, në një kohë që priteshin dhjetëfish më shumë, ndërsa nga doganat nuk ka dalë asnjë shifër zyrtare. Ministria e Financave e ka vlerësuar situatën si dobësi dhe mungesë vullneti nga ana e biznesit për të përfituar.