E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat, mblidhet Krimi Ndërkufitar

Për dy ditë rresht, strukturat që luftojnë krimin ekonomik në pikat kufitare do të mblidhen në Vlorë, për të diskutuar masat paraprake për të ardhmen. Konferenca e Qendrës Rajonale të Luftës Kundër Krimit Ndërkufitar, SECI, organizohet nga Drejtoria e Doganës, meqë vendi ynë ka marrë kryesinë e radhës së Komitetit Drejtues të SECI-t, (JCC) dhe në rolin e kryetarit të këtij Komiteti është drejtori i përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Endri Pema. Në takim do të marrin pjesë struktura të Task-Forcës në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, kundër trafikimit të drogave, kontrabandës dhe mashtrimit, krimit financiar, automjeteve të vjedhura, terrorizmit, etj. Qendra SECI (Qendra Rajonale e Luftës Kundër Krimit Ndërkufitar) me seli në Bukuresht, Rumani, është një organizëm rajonal që bashkon autoritetet policore dhe doganore të 13 vendeve anëtare të Evropës Juglindore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›