Tërhiqet Dogana, ulen referencat me Kinën
Pas gjashtë muajsh negociata me biznesin dhe ankesave të shumta, Ministria e Financave ka pranuar të ulë referencat për kontejnerët nga Kina, duke udhëzuar Doganën të aplikojë çmime të reja. Kriza financiare ka ndikuar në uljen e kostos për disa shërbime, ndikuar nga kërkesa gjithnjë e në rënie, por në vendin tonë nuk ka gjetur plotësisht reflektim. Bizneset, në vështirësi të shumta, kishin problem referencat doganore, të cilat nuk ndryshonin pavarësisht realitetit. Për muaj të tërë, bizneset importuese nga Kina paguanin për çdo kontejner, referencë doganore, rreth 4 mijë e 500 dollarë, kur realisht kostoja ishte 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 500 dollarë. Bizneset gjithnjë e më shumë ankoheshin se po paguanin detyrime doganore të padrejta, ndërsa problemi u bë publik në media, duke detyruar Ministrinë e Financave të vlerësonte situatën. Edhe pse pranoi se ankesa ishte e drejtë, doganat nuk kryenin asnjë veprim për ta ndryshuar referencën, në një kohë që importuesit paraqisnin fatura për koston reale, trefish më e ulët nga se pretendonte Ministria e Financave. Aktualisht situata ka ndryshuar, me referenca më të ulëta, por bizneset pretendojnë sërish te çmimet, me faktin se mbeten ende të larta.
Vështirësitë
Ministria e Financave ka udhëzuar këto ditë degët doganore që të aplikojnë çmime reference për kontejnerët nga Kina në vlerë 3 mijë dollarë, nga 4.5 mijë që ishte pak kohë më parë. Që nga muaji dhjetor 2008, bizneset paguanin detyrime mbi referenca të vendosura nga dogana, të cilat nuk përputheshin me realitetin, i cili kishte ndryshuar si pasojë e krizës financiare. Shërbimi i transportit kushtonte më pak, pasi dhe çmimi i karburantit ishte ulur ndjeshëm, por edhe kërkesa. Mbërritja me anije në Portin e Durrësit e një kontejneri, para taksave kushtonte mesatarisht 1.3 mijë dollarë, por Dogana aplikonte referencë 4.5 mijë dollarë. Tani situata ka ndryshuar, por bizneset importuese pretendojnë se çmimet nuk janë reale. "Është e vërtetë që janë ulur, por mbeten sërish larg realitetit. Paguajmë referencë më pak se 1.5 mijë dollarë nga vlera e mëparshme, por gati dyfish më të lartë se realja", shprehet një ndër importuesit më të mëdhenj nga Kina. Fenomenin negativ të referencave të larta nga vendi aziatik e konfirmojnë vet shoqëritë e transportit, të cilat dëshmojnë se bizneset shqiptare, në kulmin e krizës, kanë paguar padrejtësisht taksa të larta. Tregtia me Kinën ka pësuar rritje mesatare çdo vit me rreth 10 për qind, ndikuar nga kostoja e ulët, por edhe korrektësia që paraqesin partnerët aziatikë.
Tregtia
Gjatë vitit 2008, janë importuar nga Kina mallra me vlerë rreth 33 miliardë lekë, duke zënë 7.4 për qind të peshës totale. Në sasi, janë importuar rreth 156.492 tonë mallra, duke zënë 3.4 për qind në peshën totale të tregtisë. Sipas Doganës, deficiti tregtar me Kinën është tepër i lartë, falë eksporteve të vogla në raport me importet. Në vitin 2008 u eksportuan rreth 3.2 miliardë lekë mallra ose rreth 122.455 tonë, duke zënë një peshë në totalin me 7 për qind.