Bizneset në vështirësi nuk shlyejnë 1,2 miliardë detyrime
20/03/2009 Zëvendësministrat Mima dhe Bozdo optimistë për situatën ekonomike në vend
Rreth 1,2 milionë lekë nuk janë shlyer nga bizneset. Kjo ka krijuar një vakum në buxhetin e shtetit, i cili nuk është realizuar në masën 3,7 për qind në krahasim me planin. Të gjendura në vështirësi financiare, një pjesë e bizneseve nuk kanë mundur të derdhin detyrimet tatimore. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Financave, Florion Mima, i cili së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Eno Bozdo, kanë dalë para mediave për të bërë një prezantim të shifrave për dy-tre muajt e parë të këtij viti. “Janë rreth 1,2 milionë detyrime të deklarimeve, por nuk janë shlyer ende”, - shtoi dje zëvendësministri Mima. Sipas tij, nëse do të ishin likuiduar këto detyrime të kontabilizuara, atëherë do të ishte realizuar plani i përcaktuar nga Financat.
Krizë apo jo?
Shifrat sipas dy zëvendësministrave tregojnë për një situatë optimiste të ekonomisë në dy muajt e parë. Të dhënat e Financave tregojnë se eksportet janë gati në të njëjtën vlerë si edhe gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë prej 17,1 miliardë lekësh. Industria fason, një prej treguesve që sipas Mimës përfaqëson 3/4 e eksporteve shqiptare rezultoi se i ka shpëtuar efekteve të krizës. “Eksportet shqiptare po performojnë më të njëjtin ritëm si në vitin 2008. Rënia vërehet kryesisht në gurë dekorativë, bimë medicinale, lëndë drusore, rënie e lehtë që pothuajse kompensohet totalisht nga eksporti i energjisë elektrike për dy mujorin. Lajmi i mirë është që industria fasoniste po performon me të njëjtin ritëm. Frika që kemi pasur për uljen e kërkesave nga porositësit jashtë territorit të Shqipërisë rezultoi e pavërtetë”, - tha Mima. Edhe sipas zëvendësministri Bozdo, Shqipëria nuk ndodhet në krizë. “Këto shifra më se fundi dhe zyrtarisht e vërtetojnë. Ne mendojmë se ka qenë seti i politikave të ndjekura nga qeveria sidomos në dy vitet e fundit që kanë amortizuar në maksimum ndikimin e problematikës botërore në ekonominë tonë”, - tha Bozdo. Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë po monitorojnë programin e kredisë së butë 25 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe ka vijuar rimbursimin e tatimit të vlerës së shtuar për bizneset.
Shkëmbimet
Bazuar në shifra vërehet se në shkurt shumë tregues nëse krahasohen me janarin e këtij viti ka përkeqësime në shkëmbimet tregtare dhe në të ardhurat tatimore. “Nafta ka rënë nga rangu i 1 100 dollarëve për ton në atë të 450 - 480 dollarë toni, hekuri nga 1 200 dollarë toni në nivelin e 480 dollarë toni, gruri nga 420 - 450 dollarë toni në rangun e 160 - 180 dollarë toni. Po ashtu transporti rezulton me një ulje prej rreth dy herë. Të gjithë këto komponentë kanë ndikuar në uljen e importit çka indirekt është përkthyer në një rënie të lehtë të të ardhurave nga shërbimi doganor”, - tha Mima.