E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e vogla në Fier me kasa regjistrimi

20/03/2009  Minimizohet evazioni fiskal

FIER- Edhe bizneseve të vogla njësoj si ato të mesme dhe të mëdha u kërkohet sipas ligjit të ri, vendosja e kasave të regjistrimit. Të përcaktuara për zbatimin e këtij vendimi që u jep mundësi subjekteve për të vepruar, ligji ekonomik merr një rëndësi të veçantë duke i dhënë fund edhe evazionit fiskal. Sipas drejtuesit të shërbimit të tatim-paguesve në Drejtorinë Tatimore te rrethit Fier, Ervios Hoxha, ky proces do të mundësojë rregullimin e tregut dhe përcaktimin e saktë të tatimit mbi bazën e xhiros reale për çdo subjekt, ndërkohë që ky vendim ndihmon dhe çdo konsumator që do të pajisen në çdo blerje me kupon tatimor. “Brenda periudhës janar-dhjetor 2009, do të hyjnë të gjithë personat e regjistruar me TVSH, pra personat juridik dhe ata që përfshihen në tatimin mbi fitimin. Për sa i përket periudhës 2010 janë të gjithë të përfshirë personat e regjistruar në biznesin e vogël të qytetit të Fierit”. Në vitin e ardhshëm pritet që të ndodhë zbatimi i këtij vendimi, ndërsa kanë nisur procedurat brenda këtij viti, ku është fituar tenderi për blerjen e kasave të regjistrimit që më pas në vitin në vazhdim do të shpërndahen në të gjitha subjektet e vogla në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›