E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet pësojnë rritje, 10 lekë për litër brenda ditës

Çmimet mesatare të karburanteve në Tiranë kanë pësuar dje një rritje prej 10 lekë për litër, ndërkohë që kanë qenë të pandryshuara që prej më shumë se dy muajsh në kuotat: 1 litër naftë 100 lekë, 1 litër benzinë dhe 1 litër Euro Diezel nga 105 lekë. Çmimet e reja mesatare në tregun e karburanteve kanë shkuar dje në kuotat: 1 litër naftë me 110 lekë, 1 litër benzinë me 108 lekë dhe 1 litër Euro Diezel me 115 lekë. Ulja e fundit e çmimeve të karburanteve me 5 lekë për litër këtë vit është bërë me 12 janar, ashtu si dhe në fundin e vitit të kaluar po me 5 lekë për litër. Punonjësit e pikave të ndryshme të tregtimit të karburanteve në kryeqytet u shprehën se rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i konjukturave në tregun ndërkombëtar që, sipas tyre, është katalizator edhe për tregun shqiptar të karburanteve. Çdo rritje e çmimit të një fuçie nafte në tregun ndërkombëtar reflektohet edhe në tregun vendas. Faktet tregojnë se që nga fundi i muajit shkurt të këtij viti, çmimi i një fuçie nafte ka pasur tendencë rritjeje në tregun ndërkombëtar. Kështu, me 27 shkurt, çmimi i një fuçie nafte ishte 44,5 dollarë, më 10 mars shkoi në 47 dollarë, ndërsa dje në 49,1 dollarë, ndërkohë që në fillim të vitit një fuçi nafte shitej me 46 dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›