Bizneset paguajnë gabimet e doganës te referencat
Çmimet e referencës në dogana, prej rreth 10 vjetësh janë cilësuar nga ekspertët si thika me dy presa. Nga e para, shteti siguron të ardhura, që në shumë raste konsiderohen qyl, kurse nga ana tjetër vendosin shumë herë biznesin në vështirësi. Edhe pse dogana garanton se përdorimi i referencave ndodh vetëm në rastet kur biznesi nuk paraqet një deklaratë të plotë doganore për vlerën e mallit, aplikimi është kthyer taksativ. Prej më shumë se 5 muajsh, bizneset importuese paguajnë çmim reference në doganë që nuk i përputhet vlerës reale në treg, të vërtetuar me fatura. Bëhet fjalë për importuesit që sjellin mall nga Kina përmes kontejnerëve, me kosto reale mesatare 1400 dollarë/kontejneri, në një kohë që administrata doganore aplikon referencë për një çmim 4500 dollarë. Situata për bizneset është bërë e padurueshme, aq sa në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë mbërritur me dhjetëra ankesa. "Çmimi prej 4500 dollarë është vendosur prej kohësh, kur realisht transporti i kontejnerëve kushtonte rreth 5000 dollarë, ndikuar edhe nga çmimi i naftës. Por që nga muaji dhjetor, transporti nga Kina deri në Portin e Durrësit ka pësuar trefish ulje të kostos, e lidhur nga kriza, ulja e porosive, si dhe çmimi në rënie i naftës. Kanë kaluar afro pesë muaj dhe dogana aplikon referencë 4500 dollarë, kur realja është rreth 1500 dollarë", shprehet një subjekt importues, i cili ka 7 vjet në treg. Kontakti i bizneseve me autoritet doganore ka qenë i vazhdueshëm, por zgjidhja nuk po arrihej, duke nënkuptuar se vendimi duhej marrë nga sipër, pra nga Ministria e Financave. "Kjo nuk është politikë e jona, por çështje administrative që e zgjidh vetëm Drejtoria e Doganës", tha për "Shqip", Florion Mima. I kontaktuar nga gazeta, nëndrejtori i Përgjithshëm Doganave, Rifat Gjoni, tha se, problemi është i njohur. "Jemi duke punuar me të gjitha mundësitë që të mbyllet sa më shpejt ky problem. Ndodhemi në fazën finale të vendimit dhe mendoj se do t‘i japin zgjidhje", tha Gjoni.
Duke parë deklaratat e dy drejtuesve, paraqitet një vullnet i plotë i tyre për të zgjidhur problemin, por çështja është nëse biznesi duhet të priste pesë muaj për të mbyllur problemin. Aktiviteti tregtar me Kinën ka pësuar rritje mesatare me 10 për qind çdo vit, e në këto kushte impakti negativ për importuesin ka qenë i madh. Lidhur me problemin, doganat mund të zgjidhnin fare mirë dhe në afat të shkurtër nëse do të kontaktonin me shoqëritë e transportit që sjellin mallin nga Kina. "Ky problem ka nisur me kohë. I kemi paraqitur doganës faturat reale të kostos së transportit, të cilat vërtiten te rreth 1500 dollarë për çdo kontejnerë, por sërish aplikimi i referencës vendosej te 4500 dollarëshi", thotë përfaqësuesi i një prej shoqërive më të mëdha të transportit në vend. Për këto shoqëri, aplikimi i referencave, tri herë më të larta se realja nuk përbën problem, pasi të gjithë detyrimin doganor e paguan biznesi. Këta të fundit janë në pritje të zgjidhjes së problemit, ndërsa qeveria duhet të mendojë seriozisht në gjetjen e një sistemi të ri vlerësimi, në mënyrë që në këto kohë krize, të mos jetë referenca "delja e zezë" për shkakun e rrënimit ekonomik.