E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset pohojne uljen e taksave

Taksat e biznesit janë përfolur një ditë më parë nga deputetët e Parisë socialiste si të larta dhe se qeveria abuzon duke deklaruar se janë ulur nga administrata e re e bashkisë.
Për të zbardhur këto deklarata të socialistëve Beqja dhe Xhafaj, deputetja e PD Rajmonda Bulku, zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo të shoqëruar nga kryetari i minibashkisë nr 4 Hysen Xhurra, u takuan me përfaqësues të biznesit të vogël. 
Fillimisht zgjodhën biznesin më të prekshëm për qytetarët, dyqanet e bukës.
Pas takimeve me biznesin e vogël në dyqane e tregje në zonën e ish kinostudios, të gjithë arritën në një përfundim të përbashkët.
Zëvendësministri Bozdo risolli në vëmendje deklaratat dhe protestat e partisë socialiste dhe kreut të saj Edi Rama kundër uljes së taksave nga qeveria Berisha.
Bashkia e Tiranës një ndër premtimet e saj të realizuara ka cilësuar pikërisht uljen dhe heqjen e 60 taksave dhe tarifave vendore duke filluar nga ato më të prekshmet për bizneset e deri te taksat që u duhej të paguanin qytetarët për shërbime të administratës së Bashkisë.
Ky vendim ka qenë ndër të parët që është miratuar nga këshilli bashkiak pa votat e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›