Gara per kreun e LSI Rama takim me te rinjte e LRI
Kandidati për kreun e LSI-së Luan Rama zgjodhi që takimin e tij të parë me strukturat e kësaj force politike për të shpalosur platformën e tij ta zhvillojë me të rinjtë e LRI-së. Nën moton “Vepro Tani”, Rama iu drejtuar të rinjve të LRI-së duke folur për nevojën që ka LSI për të mos rënë në konformizëm. LRI ka luksin të jetë e çliruar nga interesat tha kandidati për kreun e LSI-së, ndërsa sulmoi zyrtarë të lartë përfaqësues të kësaj partie që punojnë në administratë për pasivitet në zhvillimet brenda LSI-së.
Rama tha se është e nevojshme që deri në zgjedhjet e 2013, LSI duhet t’i nënshtrohet ridimensionimit. “Në këtë garë politike nuk do të ketë të humbur” përfundoi fjalën e tij kandidati Rama, i cili përballet me Ilir Metën për kreun e lSI-së.