E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-se krenar per ekspoziten shqiptare ne PE

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka deklaruar se Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule, gjatë takimit në Bruksel pak ditë më parë, ka përcjellë mesazhin inkurajues se këtë vit, Shqipëria mund të përfitojë statusin e vendit kandidat.

Numri një i selisë rozë, është shprehur se pavarësisht mundësisë së madhe që vendi ka këtë vit për afrimin me Bashkimin Europian, opozita do të vijojë tu ofrojë qytetarëve vizionin europianist, që sipas tij ka Partia Socialiste për të ardhmen e vendit.

Zoti Rama theksoi se opozita do të bëjë gjithçka për marrjen e statusit kandidat, por ai nuk ofroi asnjë arsye se përse ligjvënësit socialistë nuk votojnë në Kuvend ligjin për Gjykatën e Lartë, një ndër kriteret kryesore për afrimin e vendit me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›