Berisha Rama si Enveri spranon dhenien me koncesione
Ecuria e procesit të privatizimeve po ecën sipas të gjitha rregullave që janë përcaktuar. Kështu u shpreh Kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, lidhur me ecurinë e procesit të privatizimeve.
“Meqenëse ky proces u sulmua në mënyrën më të egër nga zoti Rama, më duhet të ndalem para qytetarëve shqiptarë se ragimi i tij bazohet kryekëput në qëndrimin antitreg dhe në mbajtjen e koncepteve të vjetra për koncesionet dhe projektet. Të pretendosh se po shitet Shqipëria se po jepet me të drejtë konscensioni, do të thotë të kthehet Enver Hoxha, sepse kjo e drejtë është respektuar që nga Ismali Qemali nga qeveria e parë dhe në çdo qeveri të këtij vendi. Dhënia me të drejtë e koncensionit është një nga aktet e qeverisë së Ismail Qemalit dhe ka vazhduar vendosmërisht nga mbreti Zog dhe natyrisht është përjashtuar totalisht nga diktatori paranojak”, vuri në dukje Berisha.
Qëndruar në këtë çështje, duke argumentuar vetë procesin e privatizimit të Albpetrol, kreu i qeverisë etapat e ndjekura deri më tani.
“Paraardhësit tanë kanë firmosur kontratën që kanë dhënë jo 10 apo 25 % por 90% të gjitha puseve të Albpetrolit sipas shkallëve të ndryshme. Ne e kemi anuluar se ishte dhënë me zero rentë. Në rast se dyfishohet prodhimi të ardhurat janë dy herë më të mëdha, t’i shfrytëzojmë apo t’i lëmë të flenë. Rama të vizitojë Ashtën, e t’u thotë shqiptarëve më mirë derdhje bosh e lumit apo energji për 100 mijë familje shqiptare”, u shpreh Berisha.
Taksat, Rama mashtron me uljen e tyre Pjesë e fjalës së Kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor socialist ishte dhe sistemi fiskal, e konkretisht premtimet elektorale të kreut Rama mbi heqjen e taksave. “Deri tani kryetari i PS-së lidhur me taksat ka vetëm një alternativë shkatërrimin përfundimtar të sisitemit fiskal të vendit. Nëqoftëse unë kryeministër vendos të dekretoj nesër heqjen e takës së biznesit të vogël çfarë do thuash ti, nëse arrij në këtë shkallë papërgjegjshmërie, çfarë do të thoshe, pyet Koçon dhe Ferlutin. Nxirri kryetarët e bashkive që ti heqin ato taksat dhe shiko rezultatin. Ndaj theksoj se nuk është serioze të bësh mashtrime fantazmagorike”, deklaroi Berisha.
Integrimi, PS vijon me politikën e bllokimit Kryeministri i bëri apel opozitës parlamentare që të mos mbajë peng integrimin por të miratojë në Kuvend ligjet kusht për marrjen e statusit kandidat. Kështu, referuar ligjit për Gjykatën e Lartë dhe qëndrimin e PS-së për të mos e miratuar atë, deri në plotësimin e kushteve të saj, Berisha i rikujtoi lidershipit socialist se mazhoranca ka qenë e hapur për të gjitha propozimet e opozitës. “Çdo ditë shqiptarët për fat të keq, marrin nga ky zotëri lajmin e bllokimit. Përmes vënies së kushteve Rama kërkon të vijë në pushtet përmes pazareve. Ka një marrëveshje të nënshkruar mes dy forcave parlamentare, përfshirë këtu dhe reforma parlamentare, marrëveshje e cila ndryshe nga mazhoranca e cila ka respektuar pikë për pike atë, opozita nuk i referohet asaj”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ekspozita e PS në Bruksel Në fjalën e tij përpara ligjvënësve demokratë, kreu i mazhorancës nuk ka haruar të ndalet dhe në ekspozitën e PS-së në Bruksel. “E përgëzoj zotin Rama për ekspozitën në PE. Përgëzimi është për një fakt mjaft domethënës, që paraqiti hartën e vendit, dhe atë të Artan Lamës dhe jo pikturat e tij se do na prishte punë. Bëri një gjest të goditur, ia arriti për herë të parë të dominojë ambiciet e papërmbajtura të tij”, tha Berisha.