PS ti jape fund mashtrimeve per fushatat informuese
Ministria e Integrimit hedh poshtë akuzat e Partisë Socialiste mbi përdorimin e fondeve për spotet televizive, të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi proceset integruese dhe të drejtat e detyrimet e tyre, që lidhen me liberalizimin e vizave.
Zëdhënësja e Ministrisë së Integrimit vlerësoi se janë respektuar të gjitha ligjet që përcaktojnë transmetimin e spoteve televizive, si dhe shpërndarja e tyre ka qenë e drejtë mes kanaleve televizive kombëtare.
Ministrja e Integrimit i ka bërë apel kryesocialistit Edi Rama t’i japë fund mashtrimeve dhe fushatës së tij dezinformuese mbi fushatat informuese, pasi integrimi është axhendë kombëtare dhe jo personale.