Bizneset që futen në skemën e Tatimeve
Brenda datës 31 tetor, drejtoritë rajonale të tatimeve duhet të kenë gati listën e subjekteve që kalojnë në skemën e pagimit të TVSH-së. Më të rrezikuarit do të jenë subjektet që kanë pasur xhiro vjetore në 2008-ën në mbi 7 milionë lekë. Gazeta publikon të plotë qarkoren e drejtorit të Përgjithshëm të Tatim-Taksave, Artur Papajni, drejtuar të gjitha degëve nëpër rrethe. Në listën e subjekteve që janë potencial për t‘u futur në TVSH do të jenë bar-restorantet, hotelet apo edhe marketet. Nuk do t‘i shpëtojnë taksës 20 për qind as prodhuesit industrialë dhe ushqimorë, të cilët deri dje ishin me imunitet për shkak të mbrojtjes nga konkurrenca me tregjet e huaja. Kriteri bazë për vlerësimin e bilanceve do të jetë xhiroja vjetore, sidomos për ato biznese që e kanë kaluar kufirin e 7 milionë lekëve. Aktualisht biznes i vogël trajton ato subjekte që kanë xhiro vjetore 2 deri në 8 milionë lekë, kurse nën 2 milionë lekë janë ambulantët. Mbi 8 milionë lekë vlerësohet biznesi i madh, i cili paguan TVSH për aktivitetin që kryen. Reforma e re ka nisur pas dyshimeve të mëdha që administrata tatimore kishte ndaj mijëra bizneseve të vogla, të cila deklaruan për vitin xhiro nën 8 milionë lekë, kur në fakt vlerësohen më shumë. Manipulimi i bilanceve ndodh gjithnjë për shkak të moskapërcimit të kufirit, në të kundërt klasifikohesh si i madh, duke paguar më shumë taksa.
Urdhri
Drejtoria u ka lëshuar në fillim të shtatorit një urdhër të gjitha drejtorive rajonale, duke u lënë detyrë "që brenda datës 31 tetor 2009, të përcaktojnë dhe bëjnë veprimet procedurale për kalimin e tatimpaguesve të klasifikuar ‘biznes i vogël‘ në subjekte tatimpagues që janë subjekt i TVSH-së". Kryetatimori Papajani garanton respektim të ligjit "Për procedurat tatimore", duke e siguruar biznesin e vogël se nuk do të ketë presione mbi ta, sikurse mendohet. Sipas drejtorit të Përgjithshëm, për realizimin e këtij misioni, seleksionimi dhe përzgjedhja e tatimpaguesve që duhet të kalojnë në skemën e TVSH-së, do të bëhet nga të dhënat e siguruara nëpërmjet analizës së riskut për tatimpagues të veçantë, duke ju përmbajtur korrektësisht kategorive të aktiveve dhe transaksioneve të tatimpaguesve. E gjitha kjo do të arrihet përmes kritereve bazë si, xhiroja e realizuar, mbajtja e dokumentacionit ligjor dhe llojit i aktivitetit ekonomik.
Dyshimet mbi xhiron
E gjithë reforma e merr nxitjen nga bilancet e manipuluara. Tatimet dyshojnë se biznese të tilla si: hotele, bar-restorante apo serviset e makinave, nuk mund të kenë një xhiro vjetore nën 8 milionë lekë (të reja). Megjithatë, futja në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nuk do të jetë taksative, pasi vendimi do të merret mbi bazën e verifikimit. "Kriteri bazë për kalimin në TVSH do të jetë xhiroja e realizuar nga tatimpaguesit për vitin 2008 dhe ajo e parashikuar për vitin 2009. Xhiroja e realizuar do të sigurohet nga deklarata e paraqitur nga subjekti për vitin 2008, të marra nga organet e pushtetit vendor nga të dhënat shtesë, rezultatet e kontrolleve tatimore apo vizitave fiskale", thekson qarkorja. Në këtë mënyrë, të gjithë ata tatimpagues që kanë realizuar një xhiro mbi 7 milionë lekë për vitin 2008, do të jenë objekt verifikimi në terren, duke koordinuar punonjësit për të analizuar kohëzgjatjen për çdo ditë pune të biznesit, madhësinë e njësisë apo të kapacitetit mbajtës, vendndodhjen e biznesit etj.