E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zë vagoni në punë, aksidentohet minatori

Pakujdesia në punë, për pak i ka kushtuar shtrenjtë një vagonisti të minierës së Bulqizës. Duke shtyrë një vagon të mbushur me mineral, 33-vjeçari Rasim Suroçi është aksidentuar në këmbën e majtë. Incidenti ka ndodhur në një nga galeritë e minierës së firmës koncensionare ruso-austriake, që aktualisht menaxhon këtë minierë. Teksa po shtynte vagonin të mbushur me mineral, Rasim Suroçi, 33 vjeç, është aksidentuar në këmbën e majtë, si pasojë e rrëzimit të vagonit. I riu është dërguar nga shokët me urgjencë për në spitalin e qytetit të Bulqizës. Burime nga ky i fundit bëjnë të ditur se 33-vjeçari kishte pësuar shtypje të këmbës së majtë, si pasojë e përmbysjes së vagonit me mineral. Pasi ka marrë mjekimin e duhur, gjendja e tij shëndetësore është normalizuar dhe ai është larguar për në shtëpi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›