Bizneset, si mund t’i deklarojnë të ardhurat pa pasur nevojën e taksidarit
Pagesa e taksave on-line aplikohet nga subjektet e mëdha
Ervin Koçi
Sistemi i pagesës së taksave dhe i deklarimit të tyre për subjektet e biznesit ka hyrë në një fazë të re. Ai ka nisur të bëhet më praktik dhe t’u shkurtojë subjekteve kohë dhe burokracira, deri në synimin e tij final, atë të eliminimit nga dera e një biznesi të pranisë së taksidarit, e për pasojë edhe të ryshfetit. Në faqen e internet të Administratës Tatimore “www.tatime.gov.al”, është një dritare e posaçme për biznesin e quajtur “tatimet e mia”, nga e cila shkarkohen deklaratat e TVSH-së dhe njëkohësisht bëhen deklarime për një seri takash të tjera. Ky shërbim sipas përfaqësuesve të DPT-së, “ka shkurtuar mjaft procedurat dhe kohën e biznesit për t'u pajisur me deklaratat tatimore, dhe deri tani janë regjistruar në këtë sistem on-line mbi 1.400 subjekte”. Por, nga ana tjetër, kanë qenë përfaqësuesit e biznesit që në një takim pak ditë më parë me krerët e tatimeve kanë shprehur zhgënjimin e tyre në lidhje me këtë sistem elektronik. Sipas tyre, “sistemi i shumëpërfolur nga qeveria dhe DPT-ja, nuk funksionon si duhet dhe i detyron ata që të kontrollojnë edhe personalisht regjistrimin e taksave që herë-herë nuk figurojnë në regjistrin on-line në tatime”. Por nisur nga këto vërejtje qeveria ka kërkuar marrjen e masave për miradministrimin e këtij shërbimi, duke ndërmarrë një vendim të posaçëm që do të përmirësojë funksionimin e procesit në mënyrën e duhur.
Vendimi
Këshilli i Ministrave vendoi dje të ngarkojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për kryerjen e procedurës së prokurimit publik, për blerjen e shërbimit të mirëmbajtjes së sistemeve informatike. Sipas këtij vendimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Prokurimit Publik, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duhet të hartojnë dokumentacionin e nevojshëm për këtë shërbim, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të Vendimit nr.1, datë 10.01.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, u vendos hartimi i këtij procesi. Kështu në ngarkimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik, për llogari të vet, të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, do të bëhet blerja e shërbimit të mirëmbajtjes së sistemeve informatike. DPT-ja do të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuara për çdo institucion, për shërbimin e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi. Gjithashtu ngarkohet DPT-ja, Agjencia e Prokurimit Publik dhe QKR-ja, që të kujdesen për zbatimin e këtij vendimi.
Procesi
Bizneset që paguajnë tatimet dhe taksat në mënyrë të rregullt, dhe që nuk u shmangen detyrimeve, nuk do t'u nënshtrohen kontrolleve rutinë të tatimorëve. Këtë premtim e ka bërë disa kohë më parë vet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, në një takim me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve. Ai tha se do të përdoret analiza e vlerësimit të riskut për të përzgjedhur rastet e kontrollit dhe vjeljes së të ardhurave. Me ligjin e ri të procedurave tatimore eliminohet sistemi aktual, sipas të cilit, “një zyrtar i vetëm tatimor është përgjegjës për të gjitha veprimet me tatimpaguesit”. Në vend të kësaj procedure, zyrtari tatimor do të specializohet në shërbimet për tatimpaguesit, kontrollin, mbledhjen e tatimeve, apelimet, dhe procedura të tjera. Këto procese përfshijnë regjistrimin elektronik, dorëzimin elektronik, pagesën elektronike, dosjen elektronike të tatimpaguesve për të regjistruar të gjitha transaksionet. Subjektet e regjistruara pranë Degës së Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe ata të regjistruar pranë degës së Tatimeve Tiranë pa përfshirë biznesin e vogël, mund të deklarojnë dhe paguajnë në mënyrë elektronike Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP), Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Deklaratën Vjetore të Tatim-Fitimit. Kështu tatimpaguesit e TVSH-së nuk kanë më nevojë të paraqiten në degët e tatimeve për të dorëzuar brenda datës 14 të çdo muaji librat e shitjeve dhe blerjeve.
BOX///////////////////////////////////
QKR-ja hap faqe elektronike për kontrollin e dosjeve të bizneseve
Të gjitha bizneset kanë tani një mundësi të re për të kontrolluar në mënyrë elektronike, (online), dosjet e tyre, të krijuara që nga 1991. "Qendra e Regjistrimit të Biznesit ka hapur këto ditë faqen e Internetit për këtë qëllim", - tha dje drejtori i QKR-së, Tomi Kola.
Sipas tij, në këtë faqe bizneset jo vetëm që mund të kontrollojnë në formë elektronike dhe online dosjet e tyre historike, por edhe skanime të dokumenteve, vendime të gjykatës, që lidhen me aktivitetet e regjistrimit të biznesit. Të gjitha dokumentet janë bashkangjitur me dokumentet e regjistrimit që kanë Zyrat e Tatimeve. Por gjithashtu, mund të merret i njëjti informacion edhe për çdo ekstrakt historik të bizneseve edhe në një nga sportelet e shërbimit të QKR-së. QKR e ka hapur këtë shërbim të ri, nisur nga fakti se gjatë procesit të skanimit të dosjeve dhe krahasimit të tyre, janë evidentuar një sërë problemesh me të dhënat, që janë si rrjedhojë e ngjashmërive në emra dhe mungesës së një sistemi të përbashkët numërimi ndërmjet gjykatës dhe organeve tatimore, disa nga vendimet e gjykatës që i përkasin një subjekti mund t’i jenë bashkangjitur një subjekti tjetër.
Me këtë shërbim, QKR është e gatshme që, pas kërkesave nga bizneset, të arrihen të korrigjohen të gjitha defektet gjatë proceseve të mëparshme të regjistrimit të bizneseve në vite, kur procesi kalonte nga Gjykatat, në zyrat e Tatimeve, shërbimeve shëndetësore, sigurimeve etj.
Shkurt............................
BSH-ja, mbikëqyrëse edhe për ligjin “Për qiratë financiare”
Banka e Shqipërisë merr në dispozitat e saj edhe rolin e rëndësishëm të institucionit që do të kujdeset dhe do të monitorojë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjit “Për qiratë financiare”. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të djeshme vendosi që në mbështetje të neneve 81 (pika 1) dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, të bëjë propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në Ligjin nr.9396, datë 12.05.2005, “Për qiranë financiare”, të ndryshuar, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Kështu në mbështetje të neneve 78 dhe 83 (pika 1), të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të vendosë që në Ligjin nr.9396, datë 12.05.2005, “Për qiranë financiare”, të ndryshuar, tё bëhen kёto shtesa: “Pas nenit 43, shtohet neni 43/1, me këtë pёrmbajtje: Veprimtaria e qiradhënies financiare, si dhe të gjitha subjektet, që kryejnë këtë veprimtari, licencohen dhe mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore, të nxjerra prej saj për këtë qëllim”. Ndërsa në nenin 44, pas emërtimit “Ministri i Ekonomisë” shtohet “Banka e Shqipërisë”. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Cigaret dhe birra, rritet konsumi dhe të ardhurat
Shqiptarët kanë konsumuar rreh 1 miliard e 200 milionë cigare vetëm në katër muajt e parë të vitit 2008, duke i bërë ballë dhe ligjit antiduhan, i promovuar me të madhe nga ana e qeverisë. Në një linjë me cigaren është rritur dhe konsumi i birrës, gjithnjë të importit që për të njëjtën periudhë si më parë prek shifrën e rreth 8 milionë litrave. Këto janë të dhënat e fundit zyrtare për sa i përket konsumit të mallrave të akcizës. Sipas administratës doganore, ku treg për muajt e parë të vitit ka xhiruar rreth 25 milionë dollarë, shumë e konsiderueshme po t‘i referohemi prodhimit vendas, konkretisht atij të prodhimit të birrës. Kështu, birra importi të konsumuara për periudhën janar-prill 2008 rezultojnë në 7,7 milionë litra me një vlerë që shkon deri në 6,5 milionë dollarë, duke i sjellë doganës rreth 5,5 milionë dollarë të ardhura. Shifra më e lartë e hyrjes së birrës në tregun tonë i takon muajit prill me rreth 3,2 milionë litra me një vlerë totale 2,6 milionë dollarë. Për sa u përket cigareve, kemi konsumuar mesatarisht 300 milionë të tilla në çdo muaj, duke e konsideruar këtë treg më fitimprurësin me rreth 20 milionë dollarë xhiro. Zhdoganimi më i madh i cigareve përkon me muajin prill, me rreth 340 milionë cigare (copa). Numri i lartë i zhdoganimit ka sjellë për doganën rreth 12 milionë dollarë të ardhura.
10 Korrik 2008