Ndokaj – Çipa, protestë ndaj Topallit: “Sabotuat Komisionin e Përgjimeve”
Jak Ndokaj dhe Stefan Çipa, letër-ankesë ndaj kryetares së Kuvendit
Shaban Sulçe
Drejtuesit e Komisionit Hetimor Parlamentar për Përgjimet, Jak Ndokaj (kryetar) dhe Stefan Çipa (nënkryetar), i kanë dërguar dje një letër proteste kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në këtë letër shprehet pakënaqësia dhe protesta ndaj bllokimit dhe sabotimit sistematik që Topalli i ka bërë punës dhe veprimtarisë së Komisionit hetimor për Përgjimet. Deputetët drejtues të Komisionit në fjalë kanë renditur një sërë pengesash dhe shkeljesh të kryera nga kryetarja e Kuvendit, teksa i kanë kërkuar kësaj të fundit që të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Kuvendit. Ata theksojnë se megjithëse çështja e përgjimeve është mjaft e rëndësishme dhe përfshihet në fokusin e problemeve të sigurisë kombëtare, Komisionit nuk iu mundësuan kushtet teknike, organizative dhe ligjore për ushtrimin e kompetencave të tij. “Për më tepër, nga ana e Juaj dhe e stafit teknik të Kuvendit u krijuan pengesa të vazhdueshme, të cilat konsumuan kohën në dispozicion të dhënë nga Kuvendi, si dhe krijuan pamundësi në ushtrimin e detyrës tonë”, - thuhet në letrën e kryetarit dhe nënkryetarit të Komisionit hetimor Parlamentar për Përgjimet, Jak Ndokaj dhe Stefan Çipa.
Letra
Në letrën drejtuar Topallit, Ndokaj dhe Çipa shprehin gatishmërinë për të çuar deri në fund punën e Komisionit hetimor Parlamentar për Përgjimet, por nga ana tjetër ata shprehin protestën e tyre për bllokimin që i është shkaktuar këtij komisioni nga ana e Topallit dhe administratës kuvendore. “Duke e konsideruar pjesë të përgjegjësisë zyrtare, politike dhe morale, përkushtimin tonë për çuarjen deri në fund të misionit ligjor të ngarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, si dhe duke ripërsëritur faktin se kemi të bëjmë me një objekt të rëndësishëm në çështjet e sigurisë kombëtare, dëshirojmë të shprehim zyrtarisht protestën dhe keqardhjen tonë për veprimet tuaja të sipërpërmendura, për bllokimin e punës së Komisionit dhe pamundësinë e realizimit të objektit të hetimit. Përmes kësaj letre ne dëshirojmë gjithashtu t’ju drejtohemi qartë dhe direkt me kërkesën që Ju të zbatoni legjislacionin në fuqi dhe rregulloren e parlamentit, duke i krijuar hapësirat e nevojshme ligjore dhe administrative Komisionit tonë hetimor për çuarjen deri në fund të hetimeve për objektin e tij të punës”, - thuhet në letrën e deputetëve Ndokaj dhe Çipa drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Pengesat
Në muajin dhjetor 2007 Komisioni hetimor Parlamentar për Përgjimet kërkoi shtyrjen e mandatit të tij për shkak të vonesave problemeve të krijuara nga administrata e Kuvendit dhe për shkak të festave zyrtare të fundvitit. Në janar kërkesa u përsërit edhe disa herë të tjera, derisa gjeti mbështetjen politike të Kuvendit. Pavarësisht shtyrjes së përkohshme, përsëri komisionit nuk iu mundësua marrja e ekspertëve dhe zhvillimi i seancave të punës. Për këtë arsye me 15.02.2008 Komisioni hetimor ka depozituar kërkesë zyrtare pranë kabinetit të Topallit për shtyrje të afatit të punës së Komisionit. Por, nga ana e Topallit, Komisioni nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare. Ndërkohë, vetëm me 27 shkurt 2008, pesë muaj pas ngritjes së Komisionit dhe 6 ditë përpara skadimit të afatit ligjor, Kuvendi arriti t’i pajisë ekspertët e Komisionit me certifikatën e sigurisë. Më 28 shkurt, në seancë plenare iu kërkua Kuvendit sërish shtyrja e afatit të punës së komisionit, por edhe në këtë rast nuk pati përgjigje. E njëjta kërkesë u përsërit më 3 mars 2008 dhe më 10 mars 2008 për futjen në rendin e ditës të kërkesës për shtyrjen e afatit të Komisionit, verbalisht përsëri u ra dakord, por praktikisht kërkesa nuk u përfshi asnjëherë në rendin e ditës. Topalli ka refuzuar gjithashtu që t’u përgjigjet kërkesave të vazhdueshme të Komisionit për çështje që lidhen me objekte të hetimit.
Aleanca për Vlorën, letër proteste Berishës për shitjen e rërës
Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha, për të protestuar ndaj implikimit të tij në aferën e shitjes së rërës së bregdetit të Vlorës. Kjo letër ka ardhur pas publikimit në shtypin perëndimor, të cilat citojnë premtimet e kryeministrit Berisha për të shitur rërën e plazheve të Vlorës në drejtim të Pulias së Italisë. “Zoti Berisha, ju duhet të jeni i mirinformuar për shitjen ose faljen e rërës së Shqipërisë drejt komunave të Pulias. I mësuam dje nga gazeta me emër si Guardian dhe La Stampa. Kur janë dhënë këto premtime, me çfarë çmimi do të shitet rëra e plazheve të Vlorës, çfarë sasie do të jepet? Është e mundur të bëni transparencë, për herë të parë ndoshta ashtu siç duhet, në kohë dhe para se faktet të bëhen të kryera, para popullsisë të Gjirit të Vlorës dhe gjithë opinionit publik shqiptar? Zoti Berisha, prapësoni çdo plan për faljen e rërës së Shqipërisë plazheve të Pulias a çdo vendi tjetër. Ju e mbani mend si u ngritën himariotët për anijet që vidhnin rërën e tyre për ta çuar drejt Korfuzit. Shqiptarët nuk janë ndonjë popull kolonish që të lejojnë t’u rrëmbehet para syve toka, ajri dhe uji i tyre, qoftë dhe me nënshkrime të një kryeministri, ministri mjedisi a çfarëdo ministri tjetër qoftë, nënshkrime në fund të fundit pa vlerë”, - thuhet në letrën e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, drejtuar kryeministrit Berisha.
Kuvendi i kalon qeverisë projektligjin e LSI-së për moshën e tretë
Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi projektligjin “Për kujdesin ndaj moshës së tretë” në Komisionin parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi prej disa kohësh e kishte depozituar atë në Kuvendin e Shqipërisë. Zv.Kryetari i LSI-së dhe kreu i Grupit Parlamentar të saj, Pëllumb Xhufi, si dhe dy nënkryetarët e LSI-së, deputeti Dritan Prifti dhe Filloreta Kodra, ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme në Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale për të paraqitur për anëtarët e tij projektligjin dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre rreth draftit, asaj çfarë përmban ai dhe synimit.
Ishte deputeti i LSI-së Dritan Prifti ai që prezantoi fillimisht projektligjin e moshës së tretë. Nënkryetari i LSI Prifti përmendi dhe disa nga pikat kryesore të projektligjit të LSI, si ngritja e Qendrave pranë pushtetit vendor për të moshuarit, transport pa pagesë ose me gjysmë pagese për moshën e tretë, mbështetje financiare për ata individë të moshës së tretë që jetojnë me persona me aftësi të kufizuar, si dhe marrja e pensionit të 13-të për të gjithë individët e moshës së tretë.
Nga ana e tyre, anëtarët e Komisionit të Çështjeve Sociale mirëpritën projektligjin, i cili do t’i dërgohet për mendim Ministrisë së Financave, asaj të Punës dhe Shëndetësisë. Në një zë anëtarët e Komisionit konstatuan se projektligji sjell një frymë të re në trajtimin e moshës së tretë.
PSD: Ligji për titujt e pronësisë, antikushtetues
Partia Social-Demokrate e konsideron antikushtetues ligjin për rishikimin e titujve të pronësisë, të miratuar të hënën në Kuvend nga maxhoranca. Deputetja e PSD-së, Diana Çuli, i bëri thirrje Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që të mos dekretojë ligjin që tenton t’u rrëmbejë pronat shqiptarëve.
“Qeveria dhe kryeministri i saj e hartuan ligjin mbi rishikimin e titujve të pronësisë për të shpronësuar fshatarët, për të mos legalizuar çka është legale, ata që kanë legalizuar abuziven.
Kuptohet që ky ligj propozohet për të rrëmbyer toka, për ta rikthyer vendin në ‘92-shin, për ta shtuar në skaj varfërinë dhe për të ndërprerë zhvillimin. Askush nuk do të guxojë më të shesë a të blejë toka, as shqiptar, as i huaj, toka nuk kthehet dot në mall që të ndihmojë zhvillimin e zonave rurale. I bëjmë thirrje presidentit të mos e dekretojë ligjin, të cilin ne si opozitë do ta shpiem në Gjykatën Kushtetuese”, - tha Çuli.
10 Korrik 2008