E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje bust per Petro Markon...

Petro Marko, shkrimtari i njohur shqiptar, autor i veprave "Nata e Ustikes" "Qyteti i fundit" e "Hasta la vista" etj , do te kete nje bust ne vendlindjen e tij ne Dhermi. Galeria Kombetare e Arteve, ka shpallur ditet e fundit Konkursin Kombetar, per realizimin ne skulpture te bustit kushtuar shkrimtarit Petro Marko. Ne kete konkurs kane te drejte te marrin pjese artiste dhe arkitekte shqiptare kudo qe jetojne dhe punojne. Arkitekti perzgjidhet nga artisti per te bashkepunuar ne realizimin e maketit. Boceti mund te krijohet nga nje artist i vetem apo nga grup artistesh, por ne baze te kritereve te vendosura, ai nuk duhet te jete pjesemarres apo te jete ekspozuar ne veprimtari te tjera te mepareshme. Vepra do te kete permasat 90-100 cm e larte. Ajo duhet te jete me se shumti shprehje artistike figurative me destinacion perjetesimin e figures dhe personalitetin psikologjik te Petro Markos. Busti do te vendoset ne mjedisin e jashtem te fshatit Dhermi, prane shtepise ku lindi shkrimtari. Afati i fundit i dorezimit te bocetit ne Galerine Kombetare te Arteve, eshte data 9 shkurt 2009. Fituesi do te shpallet me 14 shkurt 2009. Juria e Konkursit do te jete e perbere nga 5 anetare, personalitete nga fusha e artit dhe kultures, miratuar nga MTKRS-ja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›