E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofra tiranase, tradita kryeqytetase

Edhe kete vit, kengetare te ndryshem te muzikes popullore, asaj klasike dhe pop do te sjellin atmosferen e pervitshme te Sofres Tiranase me 4 dhjetor tek "Kongreset". Aktiviteti organizohet nga Shoqata 'Tirana". Olta Boka eshte perfaqesuesja e muzikes pop, muzika klasike do te perfaqesohet nga "Camerata e Tiranes" nen drejtimin e Fatos Qerimajt, ndersa kengetare te muzikes popullore, Merita Halili, Artiola Toska, Valbona Mema, Bujar Cici, Ilir Tafaj, Iris Bega, Sinan Hoxha do te kendojne kenge te vjetra tiranase. Prezantuese e ketij spektakli eshte Helga Saraci dhe regjisor Milto Kutali. Drejtimi artistik do te realizohet nga Arben Llozi, ndersa skenografia nga Ilir Martini. Martini e ka menduar si teper domethenese vendosjen ne sfond te Kalase se Tiranes, si nje tradite identifikimi, si simbol i vlerave te vecanta te qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›