E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset:Mes nesh ka piramida

Konfindustria shpreh shqetësimin për praninë në rritje të të ashtuquajturave "zinxhir të kompanive piramidale të fshehura" në ekonominë shqiptare. Konfindustria ka paraqitur kërkesën zyrtare ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të ndërmarrë sa më shpejt veprimet ligjore të domosdoshme për të luftuar dukurinë e "zinxhirit të kompanive piramidale të fshehura", që rezultojnë me humbje faktike disavjeçare financiare, paaftësi likuiditeti "cash" të mbuluar në formën e detyrimeve të ndërsjella në natyrë. "Është rreziku i qartë dhe mundësia reale që shuma të mëdha të kredive të dhëna me mungesë të theksuara profesionalizmi dhe deri subjektivizëm dhe korrupsion nga bankat e nivelit të dytë, sidomos në 3-4 vitet e fundit, të jenë përfituar dhe të kenë mbajtur më këmbë biznese piramidë, që rezultojnë prej vitesh me humbje, duke krijuar pas vetes edhe një zinxhir të madh kreditorësh", u shpreh dje Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrias.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›