INSTAT: Papunesia, shtohet me vetem 0.1% ne muaj
Eglantina Nasi
Rritja e papunesise ne vend, mund te cilesohet me nivele mjaft modeste, me vetem 0.1% ne muaj. Nje fakt i tille rezulton nga te dhenat me te fundit qe Instituti i Statistikave ka publikuar per tre muajt e pare te ketij viti. Sipas tyre, ky tregues ka shenuar ne fund te tyre nje nivel prej 13.32%, ne nje kohe, kur ne fund te vitit te kaluar, ai rezultonte te ishte 13.29%. Cka do te thote ne terma konkrete, se papunesia eshte rritur per secilin muaj te ketij fillimviti, me nivelin minimal prej 0.1%. Nderkaq, po te njejtat te dhena, tregojne se ne total, ne vend ne fund te muajit mars figurojne 143.421 te papune te regjistruar ne rang vendi. Kurse si perfitues te pageses se papunesise mesohet se jane 9.569 persona ne total. Te krahasuar me fundvitin e kaluar, mesohet se keta te fundit, jane me te shumte ne numer, gje qe tregon se qeveria ka shtuar ndihmen ndaj kesaj shtrese ne nevoje, e cila figuron si e papune. Konkretisht, ne fund te vitit te kaluar kane qene 9.247 persona, qe perfitonin pagese per papunesine e tyre. Nga ana tjeter, raporti i lartpermendur i INSTAT-it, merr ne shqyrtim edhe shifrat e forces se punes aktive ne vend gjate muajve te pare te ketij viti, te cilat duket se jane te njejta me ato te fundvitit te kaluar. Keshtu, mesohet se jane 1.076.714 shqiptare, qe konsiderohen prej eksperteve te Institutit te Statistikave, si te afte per pune. Teksa permendet edhe shifra tjeter se 933.293 persona figurojne si te punesuar. Respektivisht, ndarja e tyre eshte bere ne tre sektore kryesore. I pari eshte ai shteteror, i cili ne fund te tremujorit te pare te ketij viti numeronte si te punesuar 164.600 persona. Sektori i dyte, eshte ai privat jobujqesor, i cili kap realisht 262.029 te punesuar. Dhe pas tyre, renditet sektori privat bujqesor, me numrin me te larte te tyre, konkretisht, prej 506.664 te punesuarish ne rang vendi. Nderkaq, prej kohesh, e majta e ka perdorur argumentin e papunesise, si nje mjet te saj per te bere opozite. Sipas saj, kjo dukuri rezulton me shifra te larta, ne nje kohe, kur shifrat zyrtare te leshuara nga INSTAT, flasin per nje rritje ne nivele minimale te ketij treguesi.
Pagat me te larta, kundrejt 2011-s
Pagat, por edhe pagesat e papunesise, rezultojne te kene qene me te larta gjate tre muajve te pare te ketij viti, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas te dhenave te INSTAT-it, paga mesatare shteterore kete vit ka qene 48.800 leke, krahasuar me 45.500 leke te nje viti me pare. Po keshtu, paga minimale nga 19.000 leke qe ka qene tremujorin e pare te vitit te kaluar, tani rezulton te jete 20.000 leke. Kurse krahasimi perkates i pageses se papunesise, rezulton te jete ne vlerat 6.650 leke vjet, me 6.850 leke sivjet.