Biznesi: Amnisti me taksë 5% për paratë e fshehura
Biznesi shqiptar, për herë të parë ka paraqitur një projekt për amnistinë fiskale. Drafti i hartuar nga Dhoma e tregtisë, i është dorëzuar ministrisë së Financave dhe kabinetit të Kryeministrisë. Gazeta zbulon sot pjesën e draftit, që flet për amnistinë e përgjithshme fiskale të parave që i janë fshehur organeve fiskale. Në draft, biznesi propozon një taksë prej 5 për qind të parave, që do të deklarohen vullnetarisht. Ky është projekti i parë që ndërmarrin organizatat e biznesit, edhe pse ideja e amnistisë fiskale është përmendur disa herë që nga vitet 2000. Sidoqoftë, i takon qeverisë të vendosë në rast se do të ndërmerret ky hap apo jo. Në projektin e propozuar, parashikohet që nga paratë e padeklaruara për taksa, biznesi të ketë pasur një normë fitimi prej 2 për qind. Drafti parashikon edhe një shembull, mbi të cilin është nxjerrë edhe tatimi 5 për qind i amnistisë fiskale. Kështu është parashikuar që përdorimi i parave të fituara nga mos deklarimi fiskal, të jetë bërë për një periudhë 5-vjeçare. Paratë e fituara nga përdorimi i kësaj shume do të taksohen me 50 për qind, sepse është një fitim i nxjerrë nga para jashtë sistemit. Kështu pra një biznes që ka përdorur 100 mijë euro të padeklaruara me një normë fitimi prej 2 për qind në vit. Pra biznesi ka fituar 2 mijë euro në vit. Këtë fitim, biznesi e ka patur për 5 vite dhe norma e taksimit për këtë fitim të padeklaruar nga para të padeklaruara është 50 për qind. Pra për 5 vite biznesi ka fituar gjithsej 10 mijë euro. E pjesëtuar me normën 50 për qind të fitim, atëherë ai duhet t'i paguajë shtetit 5 mijë euro. Kjo shumë është e barabartë me 5 për qind të 100 mijë eurove, të cilat një biznes i caktuar i ka shmangur nga tatimi. Në bazë të kësaj formule, në draft propozohet që norma e taksimimit për legalizimin e parave të biznesit të jetë 5 për qind. E thënë më thjesht, në rast se ligji kalon me këtë propozim, atëherë një biznes do të duhet të paguajë 5 për qind për të legalizuar paratë e tij të fshehura nga organet e Fiskut. Në propozimin e biznesit përfshihen edhe paratë e investuara, ose krijimi i fitimeve jashtë vendit. Pra atdhesimi i parave me një normë taksimi prej 5 për qind. Sipas biznesit, nga ligji për amnistinë përfitojnë të gjitha kategoritë, nga individët deri te shoqëritë tregtare.ShembullNëse vlera e deklarimit të fshehur është e barabartë me 100000 euro Fitimi bruto i prezumuar do të jetë i barabartë me 100 000 euro X 2% = 2000 euro2000 euro x 50 % = 1000 euro taksa vjetore1000 euro x 5 vjet = 5000 euro Taksa totale 5 % ( 100 000 x 5 %= 5000 euro ) e vlerës së shënuar në deklarimin e fshehurRelacioni i Dhomës së Tregtisë për Amnistinë FiskaleProcesi i formalizimit të amnistisë fiskale (Legalizimi i aseteve dhe kapitaleve)Legalizimi i kapitaleve dhe aseteve shoqërohet, me një takse p.sh. 5%, te paguar mbi vlerën e aktiveve te fshehura (pjesërisht apo tërësisht), për t'u rregulluar dhe prezantuar si status pasuror,në zotërim të grupimeve të sipërpërmendura.Taksa 5 % derivon nga llogaritja e mëposhtme:Prezumohet që fitimi bruto në vit është 2% për pesë vitet paraardhëse. Bëhet fjalë për një prezumim absolut, që nuk mban parasysh periudhën efektive të fshehjes, por hipotizohet në fakt sikur kapitali të ketë mbetur jashtë shtetit, të paktën për 5 vite.Mbi ketë fitim aplikohet një taksë fikse prej 50%. Duke e përmbledhur do të kemi: 2% në vit x 5 vite x 50% = 5%. Kriteret për vlerësimin e aktivitetit do të jenë si më poshtë:o Vlerën nominale për paranë o Kostoja e blerjes për aktivitet e tjera (vetëm nëse është dokumentuar)o Shuma qe rezulton nga deklarimi zëvendësues apo nga deklarimi i rezervuar (fshehjes, evazionit fiskal), në rast se nuk është i mundur dokumentimi i kostos së aktivitetit, për harkun kohor në fjalë nëpërmjet prezantimit të tabelave financiareo Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeveo Pasqyra e Bilancito Pasqyra e Kapitalit të Pronarëveo Pasqyra e rrjedhjeve të arkësPër shembull : o Nëse vlera e deklarimit të fshehur është e barabartë me 100000 euroo Fitimi bruto i prezumuar do të jetë i barabartë me 100 000 euro X 2% = 2000 euroo 2000 euro x 50 % = 1000 euro taksa vjetoreo 1000 euro x 5 vjet = 5000 euro o Taksa totale 5 % ( 100 000 x 5 %= 5000 euro ) e vlerës së shënuar në deklarimin e fshehurNë rastin specifik të riatdhesimit të parave apo të aktiviteteve të tjera financiare, transferimet mund të kryhen në dy mënyra :o nëpërmjet përdorimit të një kanali bankar (rikthim juridik) o ose mund të realizohet nga tatimpaguesi, nëpërmjet transportit fizik dhe pa asnjë ndërmjetës. Në këtë rast aplikohet normativa e pastrimit të parave, dhe disiplina, për sa i takon monitorimit fiskal. Në këtë rast hipotetik, i interesuari është i detyruar të prezantoje deklarimin fiskal të transportit në momentin e kalimit në dogane, në rast të transitëve ekstrakomunitare, ose në 48 orët pasardhëse pas hyrjes, në rast të transportit komunitar. Me qëllim që të rregullojë pozicionin e tij, tatimpaguesi është i detyruar të kryejë pagesën e taksës së jashtëzakonshme, që përfshin llogaritjen e sanksioneve dhe interesave. Duhet të përcaktohet periudha që duhet t'u lihet kompanive që të vetëdeklarojnë. Në rast se një kompani ka kapitale/asete të palegalizuara, amnistia do të bënte të mundur, të lironte kompanitë nga penalizimi për pamundësinë e deklarimit të këtyre vlerave monetare në zotërim.Subjektet e interesuaraPërfituesit e amnistisë fiskale janë subjekte që i nënshtrohen legjislacionit fiskal ose monitorimit fiskal, të cilët kanë fshehur apo eksportuar brenda apo jashtë shtetit kapitalet dhe aktivitet në shkelje të legjislacionit fiskal. Përfituesit janë:o Personat fiziko Shoqëritë kolektive o Shoqëritë tregtare me përgjegjësi të kufizuara (sh.p.k)o Shoqëritë tregtare aksionere (sh.a)o Ortakëritë e ndryshme o IndividëSubjektet e interesuara duhet të jenë fiskalisht rezidente në Shqipëri, një e drejtë e tille duhet të mbështetet për periudhën e aplikimit të taksës gjatë procesit të deklarimit ose prezantimit të rezervuar (fshehjes). Efektet e amnistisë fiskale prodhohen vetëm nga pjesëmarrësit në limitet e shumave e të aktiviteteve të pozicionuara në vlera reale, apo të riatdhesuara. Aktivitetet e fshehura apo të deklaruara fals, brenda/jashtë vendit objekt i rregullimit të pozicionit fiskal apo riatdhesimit janë shumat në para dhe aktivitetet financiare ndërmjet të cilave:o Aksione të kuotuara dhe jo të kuotuara (sh.a)o Kuota kapitali të shoqërisë (sh.p.k)o Tituj obligacionio Kuota të pjesëmarrjes në shoqëri investimio Polica sigurimi prodhuese të të ardhurave me natyrë financiare o Përfshihen shumat e parave prezente në filialet e huaja, të bankave ose ndërmjetëse rezidente jashtë shtetit.o Mjete monetare në zotërim të individëveObjekt i rregullimit janë shumat e parave, aktivitetet financiare të listuara më sipër, gjithashtu edhe investime të natyrës jofinanciare si:o Pasuri e patundshme dhe ndërtesa të vendosura jashtë shtetito Bashkëpronësitëo Vepra artio Jahteo Objekte të çmueshme o Kuota të të drejtave reale Në rastin specifik të aseteve për të certifikuar nëse titullarët mund të përfitojnë nga amnistia, është e domosdoshme të përcaktohet se: gjatë periudhës 2004-2008 asetet kane prodhuar një pasuri të taksueshme në Shqipëri. Kjo ndodh përgjithësisht kur një aset është dhënë në përdorim, ose prej kohësh ka dhënë një fitim në rast qiradhënie. Në rast të kundërt kur aseti është mbajtur në dispozicion të pronarit dhe nuk ka gjeneruar një të ardhur të taksueshme, nuk amnistohet. Mundet gjithashtu të jenë objekt i rregullimit asetet e vendosura jashtë, që nuk prodhojnë të ardhura me kusht që paraja e nevojshme për ti blerë ka qenë transferuar nëpërmjet një ndërmjetësi bankar.Ndërmjetësit ligjorëPër të realizuar rastet e paparashikuara, është e nevojshme të vlerësohet bashkëpunimi i ndërmjetësve ligjore që janë përmendur. Sipas rastit, për ndërmjetësit, përfshihen:o -bankat o -shoqëritë imobilareo -postat o -agjentet e këmbimito -shoqëritë e kursimito -shoqëritë e qëndrueshme të bankave dhe sipërmarrjeve të investimit, të cilat janë jo rezidente. Vetëdeklarimi është mënyra e duhur që ligji duhet të përcaktojë.Hapat që duhen ndërmarrë:1. Plotësimi i deklaratës së amnistisë2. Pagesa e vlerës / taksës së caktuar 5% 3. çlirimi i kompanive nga interesat dhe gjobat e proceseve gjyqësore me garancinë e pandëshkueshmërisë për:o Krime ndërmjet të cilave përmendim : deklaratat e mashtrimit, porositë e bëra me anën e faturave false ose nëpërmjet sajimeve, apo fshehja ose shkatërrimi i dokumenteve kontabël për të evazuar taksat, në lidhje me të ardhurat dhe TVSH-në.o Shkelje penale, ndërmjet të cilave përmendim: kryerjen e falsifikimeve materiale, përdorimi i veprimeve false, shkatërrimi, mbajtja e fshehtë e fakteve të vërteta, dokumenteve informatike dhe kopjeve autentike, apo falsifikimi i bilancit kontabël.4. Ndërtimi i një baze të dhënash që prezanton dhe kuoton, në vlera reale sipërmarrjen private në Shqipëri5. Krijimi i bazës për një amnisti të gjerë fiskale me elemente më të detajuar e specifike, që furnizon bazën e të dhënave, duke matur formalizimin e ekonomisë shqiptare.Cilat janë të ardhurat e padeklaruara, që prezantohen/përfshihen në këtë formular deklarimi? Këto mund të rrjedhin nga kapitali bazë (i deklaruar) ose jashtë këtij kapitali, pra të dy elementet, vetë kapitali që i krijon dhe të ardhurat prej tij janë të padeklaruara.o Vlera monetare, të ardhura te padeklaruara ( këtu llogaritet vlera monetare + interesin)o Taksa të papaguara ( këtu mund të llogaritet vetëm interesi)Ku konsiston përllogaritja o Të ardhurat e fshehura që do të deklarohen (një vlerë monetare që prezanton kombinimin e disa vlerave, burimeve, prejardhjes dhe harkun kohor).oTë trashëguaraoTë ardhura nga jashtëoTë padeklaruaraoTë zvogëluara në vlerëAnaliza e të ardhurave dhe përfitimit nga evazioni fiskal gjithashtu dhe gjykimi i fitimit neto dhe shpenzimeve operative që janë kryer realisht. është e kuptueshme që në rast se të ardhurat nuk janë deklaruar tërësisht, për këtë pjesë nuk janë paguar taksa. Pagesa e përllogaritur mund të ponderohet në një hark kohor, me llojet e taksave përkatëse, dhe statusin e pagesës së tyre, pra një lloj prezantimi i atyre vlerave që rrjedhin nga një analizë e Pasqyrave financiare të kompanive dhe pozicionin financiar të këtyre të fundit.o Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve nëpërmjet së cilës sigurohet një përmbledhje e rezultateve operative të një kompanie gjatë një periudhe të caktuar.o Bilanci si përfaqësim i pozicionit financiar të firmës në një moment të caktuar kohe: Aktivet përfaqësojnë atë çfarë firma zotëron, kapitali i vet përfaqëson investimin e pronarëve dhe detyrimet përfaqësojnë atë çfarë firma ka marrë hua.o Pasqyra e Fitimit të Pashpërndarë që rakordon fitimin neto të fituar dhe dividendët e paguar gjatë vitit me ndryshimin në fitimin e pashpërndarë.o Pasqyra e Rrjedhjeve të Arkës, e cila jep një përmbledhje të lëvizjeve të arkës gjatë një periudhe në shqyrtim, kryesisht për vitin që sapo është mbyllur, duke siguruar një tablo të aktiviteteve investuese, financuese dhe operative të kompanisë, dhe lidh pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve me pasqyrën korente dhe të mëparshme të bilancit.