E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi Falja e detyrimeve cliron miliona euro

Konfindustria, duke vlerësuar si një masë mjaft të rëndësishme miratimin e ligjit të faljes fiskale nga Kuvendi i Shqipërisë, i kërkon Qeverisë Shqiptare të përpunojë dhe të nxjerrë sa më shpejt të gjitha aktet nënligjore të nevojshme si dhe të ndërmarri të gjitha veprimet shoqëruese organizative për zbatimin e shpejtë dhe të sigurtë të ligjit nga qytetarët dhe biznesi shqiptar.

Konfindustria vlerëson veçanërisht dhënien për herë të parë në periudhën kohore të 20 viteve të mundësisë ligjore qytetareve shqiptare me banim brenda dhe jashtë vendit të përfitojne dhe njëkohësisht të ndihmojnë ekonominë kombëtare për të pastruar ligjërisht burimet financiare në zotërim. Vonesa kohore ka sjell deri më tash me qindra e qindra milionë euro burime financiare, kryesisht të qytetarëve shqiptare jashtë vendit, që nuk kanë mundur të hyjnë në Shqipëri në përfitim të drejtpërdrejtë të vendeve konkurrente tona në ekonomi.

Konfindustria i kërkon Qeverisë shqiptare të ndërmarre të gjitha veprimet e duhura ndërgjegjësuese mediatike për të shfrytëzuar kohën e kthimit në atdhe të emigranteve shqiptare me rastin e pushimeve verore 2011, që vlerësohen se do të jenë përfituesit dhe kontribuuesit kryesorë të faljes fiskale. Norma e penaliteteve për qytetarët prej 3 % të vlerës së përgjithshme financiare të amnistuar është e pranueshme parë edhe përvojat e vendeve te tjera.

Konfindustria i kërkon Qeverisë Shqiptare, që të përgatisë dhe miratojë sa më shpejt të gjitha aktet e nevojshme nënligjore si dhe procedurat e domosdoshme organizative me qëllim zbatimin e sukeseshëm të ligjit të faljes fiskale. Procedurat ligjore të zbatimit duhet të jenë të thjeshta, të shpejta dhe të sigurta për qytetaret shqiptare, që do të përfshihen me vetdashje në procesin e faljes fiskale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›