E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dejvid Bekam dëshiron të bëhet stilist

Me Milanin po përpiqet të bëjë maksimumin për t’u kthyer protagonist në Botërorin e Afrikës së Jugut. Por, Dejvid Bekam është mbi të gjitha njeri i biznesit. Sipas revistës britanike “People” futbollisti do të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe do të bëhet stilist. Ai do të lançojë një linjë tërësisht të tijën, ashtu siç ka bërë më herët ish - Spice Girl. Veshjet që Viktoria prezantoi pushtuan botën: shik, xhinse, syza dielli. Këngëtarja bëri të ditur se kjo fushë e magjeps dhe tani është përqëndruar tërësisht në universin e stilit. “Dejvid është takuar me të njëjtët persona që punuan për Viktorian dhe e ndihmuan të ishte e suksesshme. Ai ka projekte ambicioze – rrëfen një burim i afërt me futbollistin – Është sportisti më trendi dhe çdo veprim që bën, më pas imitohet nga fansat dhe jo vetëm. Rrotull tij vërtitet një minierë e vërtetë ari”.

Robi Uilliams në prag të martesës, fejohet me Filld

Robi Uilliams raportohet se është në prag të martesës, pasi është fejuar me të dashurën e tij Aida Filld. 35-vjeçari nxiti spekulimet për martesë edhe në muajin nëntor kur i propozoi aktores gjatë një emisioni televiziv, por pastaj mohoi duke thënë se ishte vetëm një shaka. Por, këngëtari britanik thuhet se i ka propozuar edhe një herë të dashurës së tij në fund të vitit që lamë prapa, kësaj here pa shaka. “Ai nuk mund të priste, është si një qen i padurueshëm. Ai dëshironte të priste deri në mesnatën e Vitit të Ri për t’i bërë pyetjen e madhe, por nuk mundi ta mbajë. Ai i propozoi që të martën (29 dhjetor)”, ka thënë burimi për “The Sun”. Mediat shkruajnë se këngëtari është shprehur i lumtur, pasi kjo ishte ëndrra e tij më e bukur, që u bë më në fund realitet.

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›