E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, numra telefoni në dispozicion të nxënësve

Tashmë, pranë të gjitha shkollave të qytetit të Vlorës do të afishohen numrat e telefonit të policisë: 126 dhe 129, ku nxënësit mund të kontaktojnë për çdo shqetësim që mund të kenë.

Ndërkohë mësohet se gjatë gjithë procesit mësimor, pranë shkollave do të patrullojnë furgonat e policisë me qëllim identifikimin e personave që mund të prishin rendin në oborret apo në afërsi të shkollave. Masat janë ndërmarrë në kuadër të rritjes së sigurisë nëpër institucionet arsimore të shkollës. Iniciativa është fryt i bashkëpunimit mes drejtorisë rajonale të policisë me drejtorisë arsimore, me qëllim parandalimin e krimit dhe incidenteve që kanë për protagonistë adoleshentët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›