Vjedhja e energjisë na kushton 50 milionë euro Bilanci i 6-mujorit: Rritet prodhimi
Ata që nuk paguajnë energjinë elektrike i kanë sjellë një dëm shtetit në vlera rreth 50 milionë euro. Më së shumti ky dëm bie në kurriz edhe ndaj konsumatorëve që janë të rregullt me faturat. Humbjet e mëdha në rrjetin elektrik po sjellin përkeqësim të bilancit ekonomik të OSSH-së, i cili në 6 muajt e parë të vitit 2009, (para se të privatizohej), rezulton deficit rreth 1 milion e 239 mijë megavat energji elektrike. Duke zbritur 10 për qind nga humbja normale teknike, diferenca e shumëzuar me mesataren e importit prej 45 eurosh, del në përfundimin e rreth 50 milionë eurove mangët në arkën e shtetit shqiptar. Sasia e vjedhur në rrjet, pra e konsumuar, por e papaguar, është zëvendësuar me rritjen e importit të bërë nga KESH-i për llogari të OSSH-së, që në pjesën e parë të vitit ishte ende pronë e shtetit shqiptar. Të dhënat zyrtare rreth bilancit energjetik si 6-mujor i parë për 2009-ën, janë publikuar dje nga Instituti i Statistikës. Raporti tregon një situatë të përmirësuar të sistemit energjetik në vend, me rritje të prodhimit dhe burimeve energjetike.
Shifrat
Përgjatë pjesës së parë të vitit, humbjet në rrjetin elektrik janë rritur me 7.3 për qind, krahasuar me vitin 2008, për të njëjtën periudhë. Sipas INSTAT-it, humbjet gjithsej janë 1 239 000 megavat, që përbëjnë 27.3 për qind të sasisë së energjisë për
përdorim. Humbjet në shpërndarje zënë 91.3 për qind të sasisë së energjisë të humbur në rrjet. Sa i takon importit (përfshirë këmbimet), rezultati del me rritje 26 për qind krahasuar me
gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Gjatë kësaj periudhe, vendi ka importuar rreth 1 869 000 megavat energji elektrike, baras me 38.4 për qind të sasisë të përftuar gjithsej në gjashtëmujorin e parë 2009, kur në 2008-n zinte 42.7 për qind. Rritja e importit ka ardhur si pasojë e humbjeve të mëdha në rrjetin shpërndarës, e cila është zëvendësuar me energjinë e blerë në tregun e huaj.
Prodhimi dhe burimet
Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 40 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2008. Sipas INSTAT-it, prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit me 50 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2008. Në total, burimet energjetike në vend kanë siguruar një prodhim prej 2 994 000 megavat, ose 61.5 për qind të sasisë gjithsej të energjisë. Prodhimi i hidrocentraleve u rrit me 50.5 për qind, duke dhënë ndikimin kryesor në rritjen e burimeve të energjisë elektrike. "Rritje të ndjeshme prej 44 për qind ka energjia e prodhuar nga
impiantet private e me koncesion krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", nënvizon raporti, i cili thekson se, TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë 2009 nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji elektrike.