Biznesi: Në vend të gjobave të mbahen garanci pasurore
Pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të gjobave ka reaguar biznesi, i cili ka kërkuar që detyrimi tatimor të mund të paguhet edhe me anë të garancive pasurore në natyrë, jo vetëm në formën e parave cash, siç e parashikon drafti i qeverisë.
fabiola Çela
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tashmë biznesi nuk parapaguan më 15 për qind të gjobës para se të ankimojë vendimin në gjykatë, por parapaguan detyrimin tatimor. “Një draft që iu shpërnda komunitetit të biznesit për shqyrtimin e ligjit “Për procedurat tatimore”, parashikohej vendosjen e një garancie monetare për shumën e detyrimit tatimor, por kjo në fakt kishte ndryshuar në variantin përfundimtar. Dhoma Amerikane propozoi që jo vetëm të lejohej vënia e garancisë por edhe të zgjerohej përkufizimi i saj në natyrë”, ka deklaruar për mediat, përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë Filoreta Luli-Faber.
Biznesi
Ligji i gjobave është kundërshtuar ashpër nga komuniteti i biznesit në vend. Edhe pse qeveria e miratoi këtë ligj, komuniteti i biznesit kërkoi shfuqizimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese. Disa muaj pas kërkesës së biznesit, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e gjobave. Por, sipas vendimit të gjykatës, nga shfuqizimi i këtij ligji përfitojnë vetëm ato biznese që janë në proces gjyqësor, vetëm kësaj kategorie do t’u kthehet 15 për qindëshi i gjobës. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit të gjobave, vlerësohet se bizneset kanë paguar rreth 60 milionë lekë. Juristët shpjegojnë se vendimi i Kushtetueses detyron qeverinë t’u rikthejë bizneseve këtë shumë.
Ligji
Në një nen të projektligjit të ri të qeverisë “Për procedurat tatimore”, është i përfshirë edhe ligji i gjobave. Por me marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, ky nen do të ndryshojë, pra, nuk do të ketë më parapagim të 15 qind të vlerës së gjobës. Financat kanë pranuar dështimin e ligjit “Për procedurat tatimore”. Ky ligj daton që në dhjetor të vitit 1999. Që nga kjo kohë e deri më tani qeveritë i kanë bërë goxha ndryshime. Por këto ndryshime nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë vështirësuar edhe më tej zbatimin e këtij ligji. Në këto kushte, ekspertët e Ministrisë së Financave kanë hartuar projektligjin e ri “Për procedurat tatimore”. Drafti i ri u jep të drejtën tatimorëve të bllokojnë dhe sekuestrojnë pasuritë e bizneseve debitore ndaj shtetit, duke anashkaluar gjykatën. Drafti heq një shkallë të apelimit tatimor dhe lë në fuqi vetëm drejtorinë e apelimit në Drejtorinë e Tatimeve, pasi ka shtrirë komisionin e apelimit në Ministrinë e Financave.
Opozita kundër “tatimeve”
Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar projektligjin e ri të qeverisë “Për procedurat tatimore”. Gjatë diskutimeve në komisionin e Ekonomisë, deputet e opozitës i janë bashkuar zërit të biznesit. Pak ditë më parë, deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë kanë miratuar disa ndryshime në projektligjin “Për procedurat tatimore”. Sipas projektit fillestar të këtij projektligji, në rast se një biznesmen nuk jeton më, atëherë borxhet e tij i mbartnin fëmijët apo nipërit. Por për këtë nen të projektligjit të gjithë deputetët kanë qendër kundër, ndaj në mbledhjen e djeshme vendosën që këto detyrime të paguhen nga ortaku. Kjo do të thotë se, borxhet tatimore të një biznesi nuk do të trashëgohen tek pasardhësit e tij. Në rastin kur biznesmeni humb jetën, këto detyrime do të paguhen nga ortaku i tij. Por nëse biznesi është pa ortak atëherë, shoqëria duhet të shpallë falimentimin. Më pas, tatimet sekuestrojnë asetet, dhe paratë që do të merren nga shitja e tyre do të përdoren për shlyerjen e borxheve.