Gati ligji për barazinë: Leje barre edhe për burrat
Gra, nëse e keni të pamundur të braktisni punën pas sjelljes në jetë të një fëmije mos u shqetësoni.
ZIRINA LLAMBRO
Lejen e paslindjes mund ta marrin me ligj edhe burrat. Ata njësoj si ju mund të qëndrojnë në shtëpi për t’u përkujdesur për foshnjën. Sipas Kodit të Punës, do të paguhen për gati 10 muaj. Praktika tashmë e njohur në shumë prej vendeve evropiane vjen edhe në Shqipëri. Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Punës ka iniciuar futjen për herë të parë në legjislacionin shqiptar të lejes prindërore apo lejen e paslindjes edhe për babanë. “Ky është një detyrim direkt i Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së”, u shpreh për gazetën Anna Xheka, drejtoresha e politikave të shanseve të barabarta. Ajo nënvizoi se një element shumë i rëndësishëm dhe i panjohur për shoqërinë shqiptare është pikërisht “leja prindërore”, që do të thotë se të dy prindërit, edhe nëna edhe babai kanë të drejtë të barabartë të përfitojnë lejen e paslindjes së fëmijës. Kështu në varësi të kushteve dhe situatës së tyre familjare, apo të mundësive për t’u integruar në tregun e punës, ata mund të zgjedhin që kujdesin për fëmijën e porsalindur ta ofrojë babai ose nëna. “Gjithashtu të dy prindërit mund të alternojnë periudhat e lejes së paslindjes së fëmijës ndërmjet tyre”, sqaroi drejtoresha e Politikave të Shanseve të Barabarta. Xheka theksoi se, një e drejtë si kjo, e panjohur në legjislacionin dhe shoqërinë shqiptare, është e konsoliduar prej vitesh në pjesën më të madhe të vendeve evropiane dhe të rajonit.
Ndryshimet
“Jemi në procesin e draftimit të amendimeve të domosdoshme të legjislacionit të sigurimeve shoqërore, të cilat prekin aktualisht trajtimin e barabartë, që në ligj, të burrave dhe grave. Kjo do të jetë një ndër pikat më të rëndësishme, ku do të propozohen ndryshime”, tha drejtoresha e Politikave të Shanseve të Barabarta. Ajo sqaroi se, sanksionimi në ligj i të drejtës prindërore është një domosdoshmëri, në kuadër të rishikimit të legjislacionit shqiptar nga pikëpamja e barazisë gjinore. Ndërkohë që në legjislacionin shqiptar elementët e parë të përfitimit të një lejeje për lindje fëmije nga baballarët i gjejmë në vendimin e qeverisë të vitit 2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”. Në të parashikohet që nëpunësi civil mashkull ka të drejtën e pushimit të paguar pas lindjes së një fëmije deri në 3 ditë. “Legjislacioni aktual i sigurimeve shoqërore në këtë drejtim, duke i dhënë mundësi për lejen e paslindjes vetëm nënës, diskriminon në këtë mënyrë që në ligj pozitivisht apo negativisht të dyja gjinitë”, u shpreh Xheka. Sakaq, edhe pse mentaliteti shqiptar nuk mund ta pranojë këtë ndryshim në ligj, ndryshimi është një ndër kushtet e vendit tonë për integrimin në BE. Në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të cilën e kemi nënshkruar parashikohen detyrimet e Shqipërisë lidhur me ofrimin e mundësive për punësim, kushtet e punës e veçanërisht të shëndetit dhe të sigurisë. Ndërkohë që në kuadrin e bashkëpunimit social kërkohet përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të komunitetit evropian. “Në këtë kuptim gratë gëzojnë mundësi të barabarta për të punuar menjëherë pas lejes afatshkurtër të lindjes së fëmijës, e cila është atribut i të drejtës së gruas për vetë specifikën e saj”, u shpreh drejtoresha e Politikave të Shanseve të Barabarta në Ministrinë e Punës.