Motorët e bllokuar, policia: Keni një muaj kohë t’i shpëtoni gjobës
TIRANE - Një muaj afat ka lënë Policia Rrugore e Tiranës, për pronarët e motoçikletave dhe çiklomotorëve të bllokuar ditët e fundit, në mënyrë që ata të shpëtojnë nga gjobat për mungesën e dokumenteve të mjeteve.
Sipas policisë, ndaj pronarëve të motorëve të bllokuar nuk do të merret masa administrative e gjobitjes dhe ato nuk do të kalojnë në komision në rast se brenda një muaji pronarët paraqesin dokumentet pranë policisë. Policia paralajmëroi se nëse pronarët nuk paraqesin dokumentet, masat do të jenë gjoba nga 10 mijë deri në 25 mijë lekë të reja, sipas kategorisë së fuqisë së motorëve. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, e cila pohoi se ky afat do të jetë që prej ditës së sotme deri më datë 8 të muajit të ardhshëm. Në rast se gjatë kësaj periudhe nuk kryhet pajisja e mjeteve me dokumente policia do të gjobisë mjetet me shumat e përcaktuara, duke i kaluar ato për bllokim në komision e deri në konfiskimin e tyre. Për të gjitha llojet e mjeteve, përfshirë çiklomotorë dhe motoçikleta, janë kërkuar këto dokumente bazuar në Kodin Rrugor. Policia do të kërkojë aktin e blerjes të noterizuar, deklaratën e përputhjes për tipin e miratuar të mjetit, lëshuar nga prodhuesi i vendit të origjinës ose nga agjencia e shitjes dhe aktin e zhdoganimit. Ndërkaq për mjetet e përdorura kërkohet akti i blerjes së noterizuar, certifikata e pronësisë, leja e qarkullimit, dokumentin e çregjistrimit të mjetit prej vendit nga vjen, si dhe aktin e zhdoganimit. Sipas statistikave të ofruara nga Policia Rrugore, që prej janarit të këtij viti janë regjistruar 150 aksidente në akse të ndryshme të Tiranës. Prej tyre, kanë mbetur të vdekur 22 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë. Nga këto aksidente burimet zyrtare thonë se, shumica e tyre kanë ardhur për shkak të motorëve, një pjesë e mirë e të cilëve ecin tej normave të lejuara të shpejtësisë në rrugë. Po kështu, disa kanë mangësi të konsiderueshme në dokumente dhe në targimin e tyre. Për këtë shkak gjatë muajit të kaluar dhe aktualisht, policia e Tiranës ka bllokuar në mënyrë të vazhdueshme motoçikleta dhe çiklomotorë. Vetëm gjatë dy javëve të kaluara, numri i mjeteve të kësaj natyre të bllokuara ka arritur numrin e rreth 4 mijë copëve. d.b